Vajza që denoncoi publikisht Kryetarin e Bashkisë së Dibrës Shukri Xhelili ka folur për herë të parë përpara mediave. Ajo tregon mes lotësh arsyet që e ccuan drejt këtij vendimi dhe njëkohësisht pohon se ndjehet e rrezikuar duke qëndruar ende në Shqipëri. Në një intervistë për News 24, flasin edhe prindërit e saj, që shprehen se Shukriu i ka borxh gjakun.
Ata pohojnë se që nga dita e publikimit të videos nga kanë dalë më nga shtëpia, ndërsa edhe pas derës kanë marrë kërcënime, që sipas tyre vijnë nga persona të lidhur me Partinë Socialiste.