Të huajt po vijnë për “t’ju vrarë të gjithëve”, është një pjesë nga teksti i këngës fituese të këtij edicioni të festivalit europian të muzikës “Eurovision”.
Një fabul e cila i referohet deportimit të tatarëve nga Krimeja gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Me titullin 1944, këngëtarja ukrainase Jamala, gjithashtu tatare, është shpallur fituese e Eurovisionit.
Një këngë e mbushur me nocion politik që nuk kaloi pa u kritikuar nga Rusia.
32 – vjeçarja triumfoi përballë dy konkurentëve më të fortë, Australisë dhe Rusisë.
Këtë vit, vendi ynë u përfaqësua me këngën “Përrallë”, nga Eneda Tarifa, por që nuk mundi të kalonte në finale./Klan