Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

CNN i përgjigjet ambasadës shqiptare: Po, Balili ka mbrojtje politike

2016/05/15 at 8:41 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
CNN i përgjigjet ambasadës shqiptare: Po, Balili ka mbrojtje politike

Rrjeti televiziv CNN i përgjigjet letrës së ambasadës shqiptare në Athinë, duke ju referuar një takimi sekret në Shqipëri, mes policisë shqiptare dhe asaj greke. “Përfaqësuesi i palës shqiptare tha se Balili nuk mund të preket se ka lidhje të forta politike”.

Në Greqi Portali informativ CNN.Gr dhe Ambasada shqiptare në Athinë janë përfshirë ne replika mbi dyshimet se shqiptari Klement Balili që cilësohet “si truri” i trafikimit në Greqi të 700 kg marijuanë mbrohet nga politikanë të lartë në Tiranë. Pas një shkrimi të CNN në gjuhën greke ku thuhej se oficerë të policisë shqiptare u kishin deklaruar partnerëve greke gjatë një takimi sekret në Shqipëri se “baronin shqiptar” nuk mund ta arrestonin për shkak se ai kishte mbrojtje politike ne Tiranë, reagoi zyrtarisht Ambasada shqiptare në Athinë. Përmes një letre të nënshkruar nga drejtuesi i zyrës së ndërlidhjes të policisë shqiptare në Ambasadën shqiptare në Athinë, Andi Likaj, vihej në dukje se asnjë pjesëtar i policisë shqiptare nuk ka deklaruar që baroni i drogës ka mbrojtje politike në Tiranë. Sipas letrës së Ambasadës shqiptare drejtuar CNN GR , Policia shqiptare, ashtu si çdo pjesëtar i saj që ka hetuar çështjen në fjalë, nuk ka bërë një deklaratë të tillë, ndërsa ka bërë çdo përpjekje për hetimin dhe asgjësimin e organizatës”.

Portali informativ CNN GR e ka publikuar reagimin e Ambasadës shqiptare shoqëruar me faksimilen e letrës . Por menjëherë ka publikuar edhe një reagim ku ripërsëritet se CNN GR i është referuar sipas burimeve të tij një takimi tejet sekret në Shqipëri, mes policisë greke dhe asaj shqiptare. Në këtë takim sipas CNN GR një pjesëtar i palës shqiptare ka thënë se “në Shqipëri nuk mund të preket ky njeri , veçse po të ketë fakte të pakundërshtueshme, sepse ai ka lidhje politike dhe kontakte me parti e politikanë të nivelit të lartë”. Sipas dosjes, ka ripërsëritur CNN GR, personi rezultonte të ishte financier i kartelit dhe organizator per transportimin e 700 kg marijuane në Greqi që anëtarët e organizatës kriminale e fshehën në ishullin Zakynthos.

“Hetimi narkotikëve ishte nën fshehtësisë ekstreme dhe vizita nga policia greke në Shqipëri ishte absolutisht sekret i papërshkueshëm, sidomos pas asaj që ata dëgjuan nga të dhënat për organizatorin e kartelit”, nënvizon portali CNN Gr në reagimin e tij pas letrës së ambasadës Shqiptare në Athinë.

Për lidhje të Balilit me politikën shqiptare ka folur edhe opozita shqiptare. Pas njoftimeve se Balili është zhdukur pa lënë gjurmë, kryetari i opozitës Lulzim Basha deklaroi mbrëmë se “me bekimin e ministrit të Brendshëm dhe nën mbrojtjen e policisë Klement Balilaj prej dy ditësh është arratisur dhe nuk gjendet. Loja me ka kërkesë, s’ka kërkesë, ka dosje, ska dosje, është nën hetim, nuk është nën hetim, është i PS, është i LSI-së, nuk është gjë tjetër veçse dhënie kohe Klement Balilajt për të kryer pikërisht këtë akt, arratisjen.

Balili konsiderohet si ndër krerët e një grupi trafiku me një rrjet të shtrirë në disa vende të Bashkimit europian.

Sipas Europolit, organizata europiane e zbatimit të ligjit, 17 persona, pjesë e një rrjeti ndërkombëtar që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike u arrestuan më 9 maj, në një operacion të bashkërenduar të drejtuar nga Greqia dhe me mbështetjen e Belgjikës dhe Europolit. Mes të arrestuarve janë 11 grekë dhe 6 shqiptarë. Sipas Europolit, rrjeti i trafikantëve me bazë në Greqi, mendohet të ketë fituar miliona Euro nga trafikimi i drogës në shtetet evropiane.

Ju sugjerojmë

Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë

10 Korrik, 2025 1:55 pm
Muzeu i Minatorit, destinacioni i historisë në Memaliaj
Kryesore

Muzeu i Minatorit, destinacioni i historisë në Memaliaj

10 Korrik, 2025 1:46 pm
Spiropali në Sofje: Investimet bullgare në Shqipëri janë të mirëpritura
Aktualitet

Spiropali në Sofje: Investimet bullgare në Shqipëri janë të mirëpritura

10 Korrik, 2025 1:36 pm
BE prezanton fondin prej 2.3 miliardë eurosh për rindërtim të Ukrainës
Bota

BE prezanton fondin prej 2.3 miliardë eurosh për rindërtim të Ukrainës

10 Korrik, 2025 1:32 pm
Ndryshimet klimatike po ndryshojnë edhe tregun e punës në Ballkanin Perëndimor
Kryesore

Ndryshimet klimatike po ndryshojnë edhe tregun e punës në Ballkanin Perëndimor

10 Korrik, 2025 1:13 pm
Berisha me ish-ambasadorin gjerman:Zëri më i fuqishëm brenda Shqipërisë në vitet ’90
Aktualitet

Berisha me ish-ambasadorin gjerman:Zëri më i fuqishëm brenda Shqipërisë në vitet ’90

10 Korrik, 2025 12:59 pm
Programi i strehimit “zgjerohet” në një tjetër Bashki. Fondi e familjet përfituese
Aktualitet

Programi i strehimit “zgjerohet” në një tjetër Bashki. Fondi e familjet përfituese

10 Korrik, 2025 12:55 pm
IMT dhe Policia Bashkiake aksion për lirimin e hapësirës publike në zonën e Piazzës
Aktualitet

IMT dhe Policia Bashkiake aksion për lirimin e hapësirës publike në zonën e Piazzës

10 Korrik, 2025 12:38 pm
Vlorë/ Plagosën rëndë 2 shtetas duke i goditur me levë dhe thikë, bien në pranga
Aktualitet

Vlorë/ Plagosën rëndë 2 shtetas duke i goditur me levë dhe thikë, bien në pranga

10 Korrik, 2025 12:33 pm
Përfshihet nga flakët sipërfaqja me pisha pranë nënsacionit elektrik në Lezhë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët sipërfaqja me pisha pranë nënsacionit elektrik në Lezhë

10 Korrik, 2025 12:29 pm
Para
Shqipëria 12 pikë Australisë, këngëtarja bën shqiponjën për të falënderuar

Shqipëria 12 pikë Australisë, këngëtarja bën shqiponjën për të falënderuar

Videoskandali, dëshmia e vajzës: Xhelili më hoqi nënën nga puna

Videoskandali, dëshmia e vajzës: Xhelili më hoqi nënën nga puna

PD: Tahiri mbron Balilajn, rri në zyra shtetërore kur është në kërkim

'Balili, njeri i Metës, por në Kubë e përcolli Rama'

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë

Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
10 Korrik, 2025

Shanset për të arritur një armëpushim të përhershëm në Gaza janë "të dyshimta". Ky vlerësim pesimist është dhënë nga qeveria...

Lexo më shumë

Muzeu i Minatorit, destinacioni i historisë në Memaliaj

Muzeu i Minatorit, destinacioni i historisë në Memaliaj
10 Korrik, 2025

Në qytetin e Memaliajt, prej një viti është hapur muzeu i Minatorit. Një hapësirë e re që sjell në vëmendje...

Lexo më shumë

Spiropali në Sofje: Investimet bullgare në Shqipëri janë të mirëpritura

Spiropali në Sofje: Investimet bullgare në Shqipëri janë të mirëpritura
10 Korrik, 2025

Kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali,  ndodhet në vizitë dy ditore zyrtare në Bullgari, ku ka mbajtur një deklaratë për media...

Lexo më shumë

BE prezanton fondin prej 2.3 miliardë eurosh për rindërtim të Ukrainës

BE prezanton fondin prej 2.3 miliardë eurosh për rindërtim të Ukrainës
10 Korrik, 2025

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se do t'i ndajë 2.3 miliardë euro për të mbështetur Ukrainën që të rindërtohet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com