Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është mysafir special në ndeshjen Sigal Prishtina-Peja.
Para fillimit të sfidës, Rama mori topin për të provuar gjuajtjen e tij.
Në tentimin e parë nuk shënoi, por gjuajtja e dytë e tij shkoi në vendin e duhur, për të sjellë më pas brohoritjet e tifozëve, përcjellë “Lajmi.net”.
Ndeshja po zhvillohet në kuadër të “play-off”-it të Superligës në basketboll.