Një 38 vjeçare është arrestuar nga policia pasi kishte lënë vetëm në shtëpi djalin e saj 4vjeçar për plot 3 javë. Pasi është vënë re mungesa e djalit në kopësht, përfaqësues dhe kujdestarë kanë shkuar në shtëpinë e tij por e kanë dëgjuar atë të kërkojë ndihmë nga ambientet e brendshme të apartamentit.
Menjëherë kanë lajmëruar policinë të cilët kanë thyer derën dhe e kanë gjetur djalin në gjendje të rënduar shëndetësore e të rrethuar nga copa ushqimi të ndenjur.
Ndërkohë është bërë e mundur edhe gjetja e nënës së tij gjermane, e cila rrëfeu në polici se kishte ikur vetëm për një natë por ndërsa po kthehej në shtëpi kishte njohur një burrë i cili e kishte ftuar në shtëpinë e tij.
Ajo deklaroi se nuk donte ta linte vetëm djalin, por ka qenë në gjendje të pandërgjegjshme pasi ai i jepte lëndë narkotike për të pasur kontakt seksual me të dhe për ta mbajtur në apartamentin e tij.
Sipas ‘Dayli Star’, 38 vjeçares gjermane i është hequr kujdestaria e djalit dhe tashmë ai është nën kujdesin e prindërve adoptues.