Pedagogia në Akademinë e Arteve, Riselda Sejdija ka vijuar me postimet e saj provokuese ku paralajmëron se do të publikojë materiale për aktoren e Al Pazar, Inva Gashi, e cila e imiton në rolin e Guçit.
Postimin më të fundit nga Sejdija e shohim gjatë mëngjesit së të enjtes në Instagram, ku ajo ka hedhur një video në të cilën shprehet se Gashi përdor adresa të rreme në rrjete sociale për ta ofenduar: “Sa i ëmbël është degjenerimi pa kupon tatimor!
Të shijon deri në palc kur mendon që me adresa fallco Buçiii shumë keq reagon…Ngacmohet goca me statuse personale, kur bën humor vetë i duket normale,”-shkruan Sejdia.
Gjithashtu bashkëshortja e biznesmenit të njohur Hajdin Sejdija shkruan se tashmë nuk do të duroj më imitimet e Gashit në spektakël: “What a…! Pse o Buç realiteti kaq shumë të ngacmon?! Mos ça kokë se ke Riseldën që kurrë s’ka me të lën pa të ngacmuar, ka ardhur koha për degjenerim , shumë ju kam duruar.
Ç’të duhet karriera ty o Guç ,po ik e futja në Tepelenë , më mirw e para fshatit se sa gaz i kryeqitetit se me çfarë të pret do shkrihet mileti! PupupuApo jo Buçii? Ju dua Al Kandarët e mi!,”-përfundon statusin e saj Sejdia.
Më herët kujtojmë se Riselda ka postuar bisedat private me aktoren e Al Pazarit Inva Gashi të cilat gjithashtu kanë bërë mjaft bujë në media.