Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Refugjatët, a po viktimizohet Ballkani?

2016/05/11 at 1:27 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Refugjatët, a po viktimizohet Ballkani?

Vann


VALBONA ZENELI/ JOSEPH VANN

Kriza aktuale e refugjatëve dhe e emigracionit, më e madhja që prej Luftës së Dytë Botërore, është kthyer me shpejtësi në një nga çështjet më të diskutueshme të sigurisë europiane. Ndërsa qeveritë e Bashkimit Europian (BE) po mundohen të pranojnë dhe shpërndajnë refugjatët, duket se rrezja e tyre e vëmendjes është kryesisht e fokusuar në çështjen se si kjo krizë po prek në mënyrë të menjëhershme vendet e BE-­së.

Logjistika e absorbimit të një numri të madh refugjatësh dhe emigrantësh nuk është e lehtë për asnjë nga vendet e destinacionit të tyre. Përpjekja për përgjigjet më të mira morale dhe ideologjike, që në disa raste kanë qenë shumë të diskutueshme, nuk është e lehtë në realitetin për t’i bërë ato të mundura. Megjithëse jemi dëshmitarë të sfidave të shumta me të cilat vendet e destinacionit po përballen në absorbimin e fluksit të lartë të emigrantëve, është e rëndësishme që të kujtohet se këto vende kanë një elasticitet shumë më të lartë në  ekonomitë dhe institucionet e tyre, sesa vendet hyrëse apo të tranzitit të refugjatëve.

Vendet kryesore të destinacionit gëzojnë infrastrukturë të mirëzhvilluar dhe kanë histori të gjatë të sundimit të ligjit dhe të së drejtës, qeverisjes së mirë dhe institucioneve të forta. Ndërsa vendet e BE­së po marrin masa të ashpra në lidhje me pranimin e azilkërkuesve, rezultatet e këtyre veprimeve do t’u ngrenë kurth emigrantëve të paligjshëm në vendet e hyrëse dhe të tranzitit.

GREQIA, PORTA HYRËSE KRYESORE

Duke marrë parasysh karakteristikat aktuale të emigracionit të parregullt, efektet do të ndihen më ndjeshëm në pjesën jugore të Europës. Ndërsa liderët e vendeve të Bashkimit Europian po kërkojnë të gjejnë mënyra që të mbyllin dyert apo të kufizojnë valën e refugjatëve, veprimet e tyre ka të ngjarë që të shkaktojnë një reaksion zinxhir.

Një numër i lartë refugjatësh, azilkërkuesish dhe emigrantësh të paligjshëm janë bllokuar në vendet jashtë Bashkimit Europian (si p.sh. Turqi, Maqedoni, Serbi, Bosnjë­Hercegovinë), që shërbejnë si pika hyrëse dhe tranziti për të gjithë të përfshirët në këtë krizë emigracioni. Për shkak të gjeografisë, Greqia është kthyer në portën hyrëse kryesore për në Europë dhe BE, duke pritur më shumë se 850 mijë emigrantë të parregullt të regjistruar vetëm në vitin 2015, sipas Organizatës Botërore të Emigracionit. Kjo marrëdhënie shkak­efekt duhet të merret seriozisht në konsideratë nga politikëbërësit europianë.

Nëse injorohet, do të krijonte potencialin që miliona refugjatë të destabilizonin ekonomitë thellësisht të stresuara të Ballkanit Perëndimor, duke krijuar kushtet për një krizë të re refugjatësh, nga ai rajon. Në vlerësimin e modelit aktual të emigracionit, është e rëndësishme që liderët europianë të mos e shohin krizën aktuale si të ngjashme në përvojat e kaluara. Emigracioni në Europë në gjysmën e parë të shekullit të njëzet u shkaktua nga krizat ekonomike dhe nga luftërat botërore.

Numri i madh i të vdekurve dhe shkatërrimi i përgjithshëm kishte ulur në mënyrë të ndjeshme popullsinë në moshë punë. Ky ishte një faktor kryesor në formimin e karakteristikave të emigracionit të pasluftës, për shkak të kërkesës së lartë për fuqi punëtore imigruese. Edhe pse demografia e popullsisë së Bashkimit Europian flet për një nevojë për punëtorë të huaj në afatgjatë, si qëllim forcimin e fuqisë punëtore në plakje, norma aktuale e papunësisë së përgjithshme është rreth 10 për qind. Kjo tregon se vendet e BE­së nuk janë të gatshme për të zgjeruar numrin e të papunëve, duke shtuar të tjerë nga grupi i refugjatëve, të cilët përtej të tjerave, kanë aftësi të diskutueshme për tregun e punës.

Për më tepër, në vendet e Europës Jugore papunësia është dyfish më e lartë, duke arritur deri në 50 për qind ndër radhët e të rinjve. Karakteristikat aktuale të emigracionit, jo vetëm në Europë, por edhe në Afrikë apo në Amerikën Latine, janë dukshëm të ndryshme nga valët e mëparshme emigruese. Në shekullin e 21­të, emigracioni është shkaktuar nga dëshpërimi në vendet e burimit, dhe jo nga kërkesat në vendet pritëse. Për të ndërlikuar edhe më tej këtë sfidë, është fakti që refugjatët dhe emigrantët nuk janë europianë.
Kjo është e rëndësishme për shkak të planifikimit integrues, për shkak të identiteteve të tyre të ndryshme fetare dhe kulturore.

Këto karakteristika vështirë­ sojnë më shumë gjërat, sidomos në nivele të qeverisjeve vendore dhe rajonale, duke shtyrë autoritetet të jenë kundër pranimit të refugjatëve. Ndërsa vendet e BE­së do të kufizojnë hyrjet e emigrantëve drejt vendeve të tyre, duke e konsideruar këtë si një zgjidhje të krizës nga pikëpamja e tyre, ky do të ishte thjesht një iluzion dhe një gabim i madh.

Nëse nuk do të ketë zgjidhje praktike që zgjidh problemin e daljes së emigrantëve nga vendet e tyre të burimit, numri i tyre do të vazhdojë të rritet, edhe nëse tani e tutje ata do të mbeten të bllokuar në vendet hyrëse dhe ato të tranzitit.

RRUGA E BALLKANIT

Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), rruga e Ballkanit Perëndimor është tashmë rruga më e përdorur për hyrjen në Europë të emigrantëve. Ajo është kthyer në një korridor nga Greqia, në Maqedoni dhe më pas përmes Serbisë në kufijtë me Hungarinë dhe Kroacinë. “Rruga e Ballkanit” është gjithashtu e njohur edhe si një nga rrugët kryesore për trafiqe kontrabande dhe ngarkesa të paligjshme drejt dhe jashtë Europës.

Kjo krijon një dimension të shtuar për problemin. Kontrabanduesit dhe trafikuesit e qenieve njerëzore kanë qenë të shpejtë në përdorimin e rrjeteve të tyre dhe të ndërmarrjeve kriminale për të përfituar nga kjo situatë. Pra thjesht mbyllja e kufijve dhe bllokimi i emigrantëve nuk është një zgjidhje afatgjatë.

Për këtë arsye është e nevojshme një strategji bazë gjithëpërfshirëse europiane, me politika të mirëmenduara, të cilat mbështesin thirrjen për një “përgjigje kolektive” ndaj kësaj krize. Vendet e tranzitit duhet të jenë lojtarë aktivë në tryezë për shkak të gjeografisë së tyre dhe faktit se ekonomitë e tyre janë shumë të brishta, që të mbajnë kostot politike dhe ekonomike të lidhura me refugjatët dhe emigrantët.

Mësimi për t’u nxjerrë është se kjo krizë nuk u shfaq papritur, si pasojë e ndonjë fatkeqësie natyrore katastrofike. Në fakt, kjo krizë është rritur në vite, gjatë të cilave vendet e BE­së kanë demonstruar dështime në vlerësimin e përmasave të problemeve në Afrikën Veriore dhe Lindjen e Mesme, duke lënë pas dore strategjitë proaktive për t’u marrë jo vetëm me konsekuencat, por edhe me shkaqet bazë të krizës.

Nuk duhet të ketë asnjë iluzion në lidhje me kostot ekonomike dhe psikologjike të krizës aktuale të emigracionit në Europë, e cila me shumë të ngjarë do të vazhdojë dhe do të ndihet për një gjeneratë apo më shumë.

*Marrë nga The Globalist. Dr. Valbona Zeneli dhe Mr. Joseph Vann janë profesorë të studimeve të sigurisë në Qendrën Europiane të Studimeve të Sigurisë “George C. Marshall”.

Ky artikull reflekton pikëpamjet e autorëve dhe jo domosdoshmërisht pozicionin apo politikën zyrtare të Qendrës “Marshall” dhe të Qeverive të SHBA dhe Gjermanisë.



Ju sugjerojmë

Turisti belg pësoi aksident me Jet Ski, ndodhet ende në spital/ Pranga 51 vjeçarit
Aktualitet

Turisti belg pësoi aksident me Jet Ski, ndodhet ende në spital/ Pranga 51 vjeçarit

16 Qershor, 2025 10:46 am
Plagosi turistin gjerman, arrestohet drejtuesi i gomones në Vlorë
Aktualitet

Plagosi turistin gjerman, arrestohet drejtuesi i gomones në Vlorë

16 Qershor, 2025 10:44 am
Këshilli i Sigurisë: Serbia po tenton të sabotojë krijimin e institucioneve të reja të Kosovës
Rajoni

Kurti: T’i bëhet trysni Beogradit për arritjen e normalizimit të raporteve

16 Qershor, 2025 10:31 am
Maja e Vajushës, perla e Alpeve Shqiptare që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë
Aktualitet

Maja e Vajushës, perla e Alpeve Shqiptare që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë

16 Qershor, 2025 10:23 am
Për shkak të virozës, Berisha nuk shkon në SPAK
Aktualitet

Për shkak të virozës, Berisha nuk shkon në SPAK

16 Qershor, 2025 10:15 am
Rriten tensionet/ Sulmet e Iranit mbi Izrael, goditet Ambasada e SHBA në Tel Aviv
Bota

Rriten tensionet/ Sulmet e Iranit mbi Izrael, goditet Ambasada e SHBA në Tel Aviv

16 Qershor, 2025 10:11 am
Për herë të parë në histori, MI6 do të drejtohet nga një grua
Bota

Për herë të parë në histori, MI6 do të drejtohet nga një grua

16 Qershor, 2025 10:03 am
Vlorë/ Sekuestrohen 60 doza lëndë narkotike gati për shitje, pranga 21 vjeçarit
Aktualitet

Vlorë/ Sekuestrohen 60 doza lëndë narkotike gati për shitje, pranga 21 vjeçarit

16 Qershor, 2025 9:58 am
Ish-diplomati izraelit: Trump ka fuqinë për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin
Bota

Ish-diplomati izraelit: Trump ka fuqinë për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

16 Qershor, 2025 9:48 am
Politika gjermane në Lindjen e Mesme nën presion
Bota

Politika gjermane në Lindjen e Mesme nën presion

16 Qershor, 2025 9:39 am
Para
Kjo është kënga më e “dobët” e Era Istrefit

Kjo është kënga më e "dobët" e Era Istrefit

Video/Tension e përplasje në protestën e Veliajt tek Gjykata

Video/Tension e përplasje në protestën e Veliajt tek Gjykata

Gjyqi për 17-katëshin, Veliaj detyron gjyqtaren të japë dorëheqjen

Gjyqi për 17-katëshin, Veliaj detyron gjyqtaren të japë dorëheqjen

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Turisti belg pësoi aksident me Jet Ski, ndodhet ende në spital/ Pranga 51 vjeçarit

Turisti belg pësoi aksident me Jet Ski, ndodhet ende në spital/ Pranga 51 vjeçarit
16 Qershor, 2025

I dha me qira mjetin lundrues turistit belg, pa masat e nevojshme të sigurisë, arrestohet nga policia 51 vjeçari. Ndërkohë...

Lexo më shumë

Plagosi turistin gjerman, arrestohet drejtuesi i gomones në Vlorë

Plagosi turistin gjerman, arrestohet drejtuesi i gomones në Vlorë
16 Qershor, 2025

Policia e Vlorës ka vënë në pranga drejtuesin e gomones, i cili ditën e dielë goditi një turist gjerman duke...

Lexo më shumë

Kurti: T’i bëhet trysni Beogradit për arritjen e normalizimit të raporteve

Këshilli i Sigurisë: Serbia po tenton të sabotojë krijimin e institucioneve të reja të Kosovës
16 Qershor, 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është i mundur dhe për t’u...

Lexo më shumë

Maja e Vajushës, perla e Alpeve Shqiptare që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë

Maja e Vajushës, perla e Alpeve Shqiptare që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë
16 Qershor, 2025

Maja e Vajushës në Lëpushë të Malësisë së Madhe, me një lartësi rreth 2,100 metra mbi nivelin e detit, është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com