Bebëzat do t’ju zgjerohen
Nivelet e larta të dopaminës dhe serotinës rezultojnë që bebëzat t’ju zgjerohen, e kokaina i rrit të dyja këto.
Venat tuaja do të ngushtohen
Efektet stimuluese të kokainës shkaktojnë që venat tona të cilat e përçojnë gjakun nëpër organe të ngushtohen.
Ritmi i zemrës do të shpejtohet
Pasi që venat tuaja janë ngushtuar, zemrës do t’i duhet të bëj më shumë punë për të dërguar gjak në pjesën tjetër të trupit, transmeton telegrafi.
Kokaina acaron mushkëritë dhe në disa raste shkakton dëm permanent të mushkërive
Marrja e kokainës është ndërlidhur me shumë ndërlikime në mushkëri, përfshirë dëmtimin e kanaleve të frymëmarrjes, astmën, pneunominë, bronkitin, hipertensionin pulmonar, tumorin etj.