Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Debati/ Dade i kërkon llogari Seferit: Si shkojnë sekretet tek Berisha?

2016/05/11 at 9:14 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Debati/ Dade i kërkon llogari Seferit: Si shkojnë sekretet tek Berisha?

Rrjedhja e informacionit sekret për arrestimin e Arben Frrokut në Holandë dhe publikimi i këtij informacioni në media nga ish-kryeministri Berisha është bërë objekt i diskutimit gjatë mbledhjes së Komisionit të Jashtëm në Kuvend.

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade i kërkoi shpjegime drejtorit të Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Arben Seferi, për mënyrën e rrjedhjes së këtij informacioni, në një kohë që ish-kryeministri Berisha nuk gëzon certifikatë sigurie, raporton Panorama.

Arta Dade: Kemi marrëveshje me Holandën?

Arben Seferi: Jo. Ka pasur një përpjekje vite më parë, por nuk është arritur për shkak të kompleksitetit që ka pala holandeze, sepse ka dy autoritete të sigurisë kombëtare, një për pjesën civile dhe një për anën ushtarake.

Arta Dade: Me arrestimin e fundit, si ishte e mundur, ju mendoni ka pasur rrjedhje informacioni që, dikush i cili nuk e ka këtë certifikatë sigurie që merr informacion të klasifikuar, e dinte dhe e shpalli në media ndalimin e një personi të rrezikshëm që ka kryer krime këtu? Nga rrjedh informacioni dhe si ka mundësi? Meqë folët për Holandën që ka një strukturë kaq specifike me dy struktura. Kam përshtypjen që informacioni nga Holanda erdhi? Apo erdhi nga informacioni i klasifikuar i shtetit shqiptar?

Arben Seferi: Nuk mund të flasim për një rast konkret.

Arta Dade: Jo, por për këtë rast konkret unë dua shpjegime. Ju po thoni që janë instrumentet kaq mirë dhe nuk kemi nevojë për gjë. Edhe pastaj vetëm kur na del në media, se mirë kur del edhe nuk është i saktë, por më e bukura është se del edhe i saktë. Si ta shpjegojmë këtë?

Arben Seferi: Nuk flasim dot për një rast konkret.

Arta Dade: Nga rrjedh ky informacion? Rrjedh nga ne këtu? Rrjedh nga strukturat që kanë autoritetin për informacionin e klasifikuar, apo rrjedh nga një vend “X” në rastin konkret nga Holanda?

Arben Seferi: Ky është një rast shumë specifik në fakt, por me legjislacionin tonë, pronar i informacionit është ai që e prodhon. Dhe në rastin konkret, ai që e ka prodhuar dhe i ka dalë ka edhe detyrimin ligjor që të ngrejë struktura të tilla për të verifikuar deri në fund çfarë ka ndodhur me personat përgjegjës dhe në raste të veçanta merren edhe masa.

Arta Dade: Jo se atë e dërgonte homologu i vet, më duket mua. Apo jo? Kështu që nuk është përgjegjës vetëm ai që e prodhon informacionin, është përgjegjës edhe ai që e ka marrë informacionin, detyrimet janë nga të dyja palët. Ai që e merr, që e ka në dispozicion informacionin, çfarë bën? Ia çon ishkryeministrit, shokut të vet. Këto janë shqetësime, pikërisht se ndodh diçka, njerëzit marrin masa, prodhojnë ligje, sepse duke i shpjeguar secilit se të gjithë kur bëjnë gabim veten e vet e konsiderojnë rast të veçantë. Kush e nxjerr informacionin? Se pastaj dalin raste më shqetësuese, nuk tregohet seriozitet për partnerët, më e pakta. Më e shumta mund të marrin edhe masa që ta shpëtojnë, ata që kanë marrë, gjithmonë dhe e kanë shpëtuar.

Ju sugjerojmë

Lezhë, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore
Aktualitet

Lezhë, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore

10 Maj, 2025 12:46 pm
Mitingu përmbyllës i PD dhe PS, LaCivita publikon pamjet: Një fitues…një humbës
Aktualitet

Mitingu përmbyllës i PD dhe PS, LaCivita publikon pamjet: Një fitues…një humbës

10 Maj, 2025 12:43 pm
Mbarëvajtja e procesit zgjedhor/ OSBE-ODIHR, tryezë një ditë para zgjedhjeve
Aktualitet

Mbarëvajtja e procesit zgjedhor/ OSBE-ODIHR, tryezë një ditë para zgjedhjeve

10 Maj, 2025 12:38 pm
Diaspora/ Vota me dokumente të huaja, në KQZ ka zëra pro dhe kundër kërkesës së opozitës
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ KQZ: Mbërrijnë mbi 181 mijë zarfe me votat e diasporës

10 Maj, 2025 12:24 pm
Kurti: Kuvendi të konstituohet nga të gjitha partitë, Haxhiu mbetet kandidatja jonë
Rajoni

Kurti: Kuvendi të konstituohet nga të gjitha partitë, Haxhiu mbetet kandidatja jonë

10 Maj, 2025 12:05 pm
Danimarka: Përdhosja e Kuranit në gjykatë
Bota

Danimarka: Përdhosja e Kuranit në gjykatë

10 Maj, 2025 11:58 am
Apartament dhe llogari bankare/Prokuroria sekuestron pasuritë e të dënuarit në Itali
Aktualitet

Apartament dhe llogari bankare/Prokuroria sekuestron pasuritë e të dënuarit në Itali

10 Maj, 2025 11:44 am
“Shtëpia me Gjethe” mbi 15 mijë vizitorë në Janar-Prill
Kryesore

“Shtëpia me Gjethe” mbi 15 mijë vizitorë në Janar-Prill

10 Maj, 2025 11:36 am
“Giro d’Italia” në Vlorë/ PS i kërkon KQZ-së shtyrjen e orarit të votimit
Aktualitet

“Giro d’Italia” në Vlorë/ PS i kërkon KQZ-së shtyrjen e orarit të votimit

10 Maj, 2025 11:29 am
Tundja e kokës kundër Olta Xhaçkës ? Reagon Braçe: Më erdhi kamera para fytyrës…
Aktualitet

Tundja e kokës kundër Olta Xhaçkës ? Reagon Braçe: Më erdhi kamera para fytyrës…

10 Maj, 2025 11:07 am
Para
Tritoli trondit Shkodrën, nuk dihen autorët

Shpërthim tritoli në Fushë-Krujë

Deputeti shqiptar adopton një fëmijë të huaj

Deputeti shqiptar adopton një fëmijë të huaj

Ledri surprizon femrën që do më shumë në botë

Ledri surprizon femrën që do më shumë në botë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Lezhë, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore

Lezhë, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore
10 Maj, 2025

Në Lezhë ka nisur zyrtarisht shpërndarja e materialeve zgjedhore në KZAZ nr. 13, në kuadër të procesit të votimit që...

Lexo më shumë

Mitingu përmbyllës i PD dhe PS, LaCivita publikon pamjet: Një fitues…një humbës

Mitingu përmbyllës i PD dhe PS, LaCivita publikon pamjet: Një fitues…një humbës
10 Maj, 2025

Këshilltari amerikan i Partisë Demokratike, Chris LaCivita ka reaguar ditën e sotme lidhur me mbylljen e fushatës së partive politike...

Lexo më shumë

Mbarëvajtja e procesit zgjedhor/ OSBE-ODIHR, tryezë një ditë para zgjedhjeve

Mbarëvajtja e procesit zgjedhor/ OSBE-ODIHR, tryezë një ditë para zgjedhjeve
10 Maj, 2025

Një ditë para se shqiptarët t’ju drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur se kush do i drejtojë për katër...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit/ KQZ: Mbërrijnë mbi 181 mijë zarfe me votat e diasporës

Diaspora/ Vota me dokumente të huaja, në KQZ ka zëra pro dhe kundër kërkesës së opozitës
10 Maj, 2025

Ndërkohë që na ndajnë më pak se 24 orë nga hapja e qendrave të votimit, ku shqiptarët do të zgjedhin,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com