Një aksident tragjik ka ndodhur në autostradën Fier-Vlorë ku një automjet tip BMW X6 ka përplasur një person duke e ndarë trupin e viktimës në disa pjesë.
Foto nga vendi i ngjarjes ku shfaqet trupi i viktimës i ndarë në disa pjesë, janë publikuar nga portali ‘Jeta Osh Qef’. Sipas këtij portali kalimtarët që kanë mundur të shohin këtë aksident kanë thënë se drejtuesi i mjetit është plagosur dhe se viktima mendohet se ka qenë një bari i cili ka tentuar të kalojë rrugën.
Ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton mbi aksidentin.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:10, në autostradën “Levan-Vlorë” ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekje. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit, pranë fshatit Nartë, ku një automjet tip “BMV-X6” me targë: AA678MK, ka aksidentuar një këmbësorë për vdekje, shtetasin me iniciale:
L.M., 55 vjeç, lindur në Tepelenë banues në Vlorë.
Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas është vetdorëzuar në Policinë e Vlorës.
Shtetasit e dorëzuar janë:
1. G.R. 21 vjeç, banues në Tiranë.
2. L.L. 20 vjeç, banues në Tiranë.
Kryhen veprimet në lidhje me përcaktimin e drejtuesit të mjetit.