Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas skenave të shëmtuara të dhunës që përfshinë dy ndeshje të Kategorisë së Parë të luajtura dje pasdite.
Ndeshjet KorabiKastrioti dhe PogradeciLuftëtari u përfshinë nga dhuna mes lojtarëve dhe tifozëve ditën e djeshme. Federata pasi ka dënuar dhunën në stadiumet shqiptare, kërkon nga Komisioni i Etikës që të merren masa të forta disiplinore.
REAGIMI
Dhuna e shfaqur në përfundimin e dy ndeshjeve të rëndësishme dhe deçizive të Kategorisë së Parë, KorabiKastrioti zhvilluar në Peshkopi dhe PogradeciLuftëtari në Pogradec, ka shqetësuar seriozisht institucionin e futbollit shqiptar, i cili kërkon të dajë këtë shqetësim edhe me opinionin publik. FSHF, e ndjeshme ndaj akteve të tilla, dënon ashpër dhunën e ushtruar pas përfundimit të dy ndeshjeve të rëndësishme, si të grupit A ashtu edhe të grupit B, të Kategorisë së Parë të luajtura sot pasdite. Federata Shqiptare e Futbollit, dënon dhunën e ushtruar dhe kërkon sa më shumë qetësi dhe gjakftohtësi, në këto momente të rëndësishme të garës. Ajo kërkon nga Komisionet përkatëse që të jenë, sa më të rrepta në zbatimin e rregulloreve, duke mos toleruar askënd, që prishë imazhin e lojës dhe frymën “Fair Play”. FSHF, ju bën thirrje klubeve dhe tifozerive të tyre, që të distancohen nga akte të tilla të dhunshme. Për më tepër, kur bëhet fjalë për skuadra, që tentojnë të bëhen pjesë e futbollit elitar shqiptar./Panorama Sport