Kjo video ka hapur mjaft debate në rrjetet sociale. Filmimi dy minutësh tregon vogëlushen me fustan të verdhë, e cila mundohet të kap një sandale brenda në pishinë, por humb ekuilibrin dhe bie me kokë në ujë. Gruaja, e cila mendohet se mund të jetë nëna e vajzës së vogël nuk ka reaguar kur ajo ka rënë në ujë, as kur e vogla ka qëndruar për disa sekonda nën ujë.
Vajza, e cila nuk është më e madhe se një vjece rrotullohet më fytyrën në ujë, qan nxjerr fytyrën por asnjë nga të afërmit që ndodheshin pranë saj nuk e ndihmuan. Madje në video dëgjohet një grua që thotë “Vajza e mbarë”. Por ajo ia del vet dhe arrin të dalë dhe të qendrojë e shtrirë në ujë pa u zhytyr brenda për 20 sekonda derisa e nxjerrin jashtë. Video, e cila është postuan në Facebook ditën e djeshme është parë nga 8 mijë persona, dhe ka marrë jashtëzakonisht shumë komente. Komentet drejtuar prindërve të vajhzës kanë qenë si positive ashtu negative. Në to thuhet se nuk ka asgjë mizore, pasi ekzistojnë klasa për beba që i mësojnë instiktet e vetëmbrojtjes, dhe për këtë fëmija më pas është i përgatitur. Por ka dhe nga ata që nuk e quajë një prindërim të mirë, duke u shprehur se ka ende kohë që fëmija të mësojë notin apo instiktet e vetëmbrojtjes.