Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka zhvilluar një aksion në tregun e Rrogozhinës, ku ka sekuestruar një sërë produktesh, që tregtoheshin jashtë çdo lloj standardi.
“Bllokohen 77 kg mish, 5 kg sallam, kofsha pule 13 kg etj, një sasi qoftesh e vezësh. Kafshët theren jashtë çdo standardi, pa thertore e pike te miratuar therjeje”, bën të ditur AKU.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjobitur më herët Bashkinë Rrogozhinë për këtë treg. “Bashkia u gjobit një muaj përpara me 300.000 lekë gjobë nga AKU për këtë treg dhe u paralajmërua më pas zyrtarisht nga AKU e Tiranës për marrje masash”, thuhet në njftimin zyrtar.