Tri janë pistat hetimore, që prokuroria e kryeqytetit është përqendruar për të gjetur shkakun dhe autorin e ekzekutimit të Elton Çiços, mbrëmjen e së dielës në një lokal në zonën e ish-bllokut.
Sipas prokurorisë, hetimet janë fokusuar në mbledhjen dhe sigurimin e provave materiale dhe informacioneve operative, në lidhje me konfliktet që Çiço mund të ketë patur me individ të caktuar. Burikmet pranë grupit hetimor thanë se pista kryesore për të cilën dyshohet se është ekzekutuar Elton Çiço, ka të bëj me dyshimet për përfshirjen e tij në vrasjen e Robert Ramës në Durrës dhe vendosjen e tritolit ndaj vëllezërve Ervis dhe Elton Imerit.
Kjo pasi dyshohet se tre keta të fundit, kanë marr pjesë në dhunimin dhe grabitjen e prindërve të Çicos në Tepelenë. Hetuesit, thonë burimet, kanë ngritur dyshime edhe për pistën e vrasjes për shkak të prishjes së pazareve të trafikut të drogës si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë, pasi Çiço rezulton I dënuar në Greqi.
Ndërkohë, grupi hetimor nuk ka përjashtuar edhe pistën e vrasjes për shkak të fajdeve dhe borxheve që Çiço mund të kishte me pronar të ndryshëm të kazinove dhe lojrave të fatit.
Të tre këto pista, sipas prokurorisë, po verifikohen dhe po punohet edhe me marjen e dëshmisë së familjarëve dhe personave të afërm të Çiços për të mësuar për konfliktet që kishte ai. Ndërkohë, hetuesit thonë se një ndihmë për hetuesit do të ishte gjetja e aparatit celular të Çiços, i cili mendohet se është fshehur nga shokët e tij, dentisti Redi Renja dhe oficeri i policisë Alban Trimi.
Nga ana tjetër, pavarësisht se kanë kaluar gati një javë nga ngjarja, policia e shtetit ende nuk ka një të arrestuar si të dyshuar për ekzekutimin e Çiços mbrëmjen e 1 majit në një lokal në kryeqytet. Ku nga fiksimi i kamerave të sigurisë, autori afrohet i qetë pranë lokalit, hyn brenda pranë tavolinës ku ndodhej Elton Çiço e 3 miqte e tij dhe e qëllon me dy plumba, një në kokë dhe një në gjoks dhe largohet duke i shpëtuar prangave të policisë.