Del në gjykatë për masën e sigurisë Alban Trimi, oficeri i policisë që ishte i ulur në tavolinë me Elton Çiçon, viktimën e atentatit në Bllok. Trimi akuzohet se prishi provat në vendin e ngjarjes. Konkretisht largimin e armës dhe telefonave të viktimës nga vendi i ngjarjes. Pasi ka dëgjuar prokurorinë dhe avokatin, gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg për Alban Trimin.