Ditmar Bicaj është pezulluar pa afat nga klubi i Partizanit pas pakënaqësisë së shprehur për mosaktizimin e tij. Drejtori i përgjithshëm Dritan Dervishi u shpreh dje në konferencën për shtyp se nuk është momenti për masa, por ka ndodhur e kundërta. Lajmin për pezullimin e Bicaj e jep vetë klubi i kuq që me anë të një njoftimi në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook” shkruan:
“Klubi pezullon pa afat Ditmar Bicajn. Klubi njofton se ka vendosur të pezullojë pa afat Lojtarin Ditmar Bicaj për thyerje të rregullores së klubit. Vendimi vjen pas reagimit që mbrojtësi ka bërë pas një postimi në faqen e tij të Facebook. Një veprim i cili cënon rëndë imazhin e klubit. Bicaj pezullohet pa afat deri në një vendim të dytë”.