Ministër i kabinetit, njëkohësisht një nga mbështetësit e daljes se Britanisë nga BE-ja, Michael Gove ka sugjeruar se Britania mund të ketë sukses jashtë BE-së duke u bashkuar me vendet e Ballkanit si Shqipëria në një zonë të tregtisë së lirë evropiane.
Megjithatë, Shqipëria është e prirë për të udhëtuar në drejtim e kundërt. Në një përpjekje për të hedhur pas të kaluarën e saj të errët, Shqipëria ka aplikuar për t’iu bashkuar Unionit, por rrugëtimi do të jetë i gjatë deri në anëtarësim, shkruan BBC.
“Përpara këtu kishte njerëz me kallashnikovë qe te bllokonin rrugën”, thotë gazetari shqiptar Aleksandër Furrxhi. “Njerëzit e dinin se nuk mund të hynin ne këtë pjese”.
Furrxhi e ka fjalën për zonën e njohur thjesht si blloku – për 40 vjet, një qytet i ndaluar, i banuar vetëm nga diktatori Enver Hoxha, familja e tij dhe anëtarët e tjerë të elitës në pushtetin komunist.
Shqipëria ishte një nga regjimet më të liga që dolën nga kaosi i Luftës së Dytë Botërore. Sipas Hoxhës, ky vend i vogël në Ballkanin Perëndimor u izolua pothuajse tërësisht nga bota e jashtme. Shqipëria është përshkruar shpesh si Koreja e Veriut e Europës.
Gjatë 45 viteve të tiranisë, më shumë se 3.5 milionë shqiptarë janë mbajtur të burgosur virtuale. Më shumë se 34.000 të burgosur politikë u burgosën, ndërsa rreth 60.000 të tjerë u dergjen për dekada të tëra në kampet e punës apo vdiqën atje. Tortura ishte e përhapur, dhe 5,400 të burgosur politikë u ekzekutuan, shpesh pas gjyqeve të montuara.
Që nga rënia e regjimit në vitin 1991 dhe ardhja e demokracisë, Shqipëria ka luftuar për të tejkaluar te shkuarën. Por politikanët e korruptuar dhe madje edhe gjykatësit kanë penguar rrugën e integrimit me pjesën tjetër të Evropës.
Edhe një numër ishkomunistësh kanë arritur të mbijetojnë në pushtet. Shqipëria e sheh anëtarësimin në Bashkimin Evropian, si shenjë më të fuqishme dhe simbol se dekada e saj e izolimit po merr fund.
Sondazhet e fundit nga vetë BE-së sugjerojnë më shumë se 90% e shqiptarëve duan në – por ajo ende duhet te kapërcejë fantazmat e së kaluarës, për të arritur ëndrrën e saj të anëtarësimit në BE. Përkrahësit më të zjarrtë të hyrjes në BE janë biznesmenët dhe fermerët, për shkak se ata aktualisht vuajnë një çekuilibër të madh tregtar. Dy të tretat e importeve vijnë nga BE, por Shqipëria nuk mund të eksportojë direkt në BE.
“Nëse do të mund ta bënim këtë, do të kishte një ndikim të madh në Shqipëri – veçanërisht për prodhimet tona bujqësore”, thotë Nikolin Jaka, i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë. Sugjerimet e Zotit Gove se Shqipëria përfiton nga të qenit jashtë BE-së e ka habitur elitën politike të Shqipërisë.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që shikohet gjerësisht si kryeministër i ardhshëm, thotë se të qënit në një geto nuk ka asnjë avantazh dhe se Ballkani Perëndimor është një geto e rrethuar nga Bashkimi Evropian.
Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin, thotë se mundesia e anëtarësimit në BE është një nxitje për të luftuar korrupsionin politik dhe gjyqësor që mbetet një pengesë për të ardhmen e Shqipërisë.