TIRANË – Kishim raportuar për një ngjarje të pazakontë në politike. Pjesëmarrjen e ambasadorëve në mbledhjet e grupeve parlamentare të PS, të PD dhe LSI-së gjatë ditës së premte.
Diçka ka shkuar keq! Mbledhjet janë shtyrë të gjitha. Nga burimet mësojmë se nga selitë e ambasadave është tentuar të negociohet që Donald Lu dhe Romana Vlahutin të zhvillojnë mbledhjen me grupin e PS në orën 14:00, me grupin e PD në orën 15:00 dhe në 16:00 me atë të LSI.
Por sipas burimeve, ka qenë PS ajo që ka kundërshtuar mbajtjen e mbledhjes në orën 14:00 në këto kushte janë shtyrë edhe dy mbledhjet e tjera.
Në fillim u mësua vetëm anulimi i mbledhjes me grupin e PD, por burimet saktësojnë se janë shtyrë të tre mbledhjet, jo vetëm PD-ja. /Opinion.al
Lajme për të njëjtën temë:
Ambasadorët drejtojnë mbledhjet e grupeve parlamentare!
Donald Lu: Ndaloni lojrat politike! Kaloni reformen