Gjykata e Tiranës ka dënuar me 16 vite burg, Emiljano Tashon, i cili është dhe i akuzuari kryersor për vrasjen e Enton Nikjat disa muaj më parë në Dajt.
Sakaq, gjykata rrëzoi prokurorisë, për dënimin e katër të akuzuarve për vrasje në bashkëpunim të Nikajt, ngjarje e ndodhur në një lokal në Linzë më 11 nëntor të vitit të kaluar.
Organi i akuzës kishte kërkuar që katër të akuzuarit të dënoheshin me mbi 20 vjet burg si autorë të vrasjes, por Gjykata ka dënuar vetëm atë që ka shkrepur armën me akuzën e vrasjes. Ndërkohë Ervis Martinaj dhe Bujar Hasani u dënuan me nga 1 vit. Po ashtu, ish-oficeri i Policisë, Mirsad Kuçana u dënua me 1 vit e katër muaj, ndërsa Erjon Biraci me 2 vjet për përkrahje të autorit të krimit./BW