Në një chat me lexuesit e portalit zviceran Watson.ch Xherdan Shaqiri është ballafaquar kryesisht me një pyetje: Për Zvicrën a për Kosovën?
Duke dashur ta relativizojë peshën e kësaj pyetjeje ai e ka kthyer në humor duke thënë: “të shtunave për Kosovën e të dielave për Zvicrën”, transmeton albinfo.ch.
Por pastaj ai i është kthyer pyetjes me seriozitet se jemi para Evropianit dhe se ai atje do të japë gjithçka nga vetja për Zvicrën. Por çfarë do të ndodhë më tutje? Shaqiri nuk ka dashur të spekulojë më shumë
Në vazhdim Watson shkruan se ende është e paqartë nëse Shaqiri në përgjithësi ka të drejtë të luajë për Kosovën, përcjell albinfo.ch portalin zviceran. Kjo mund të dihet vetëm pasi që Kosova të pranohet edhe në FIFA.