Vetëm pak orë para daljes së rezultateve për lotarinë amerikane DV- 2017, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri jep informacione sesi duhet të veprojnë të gjithë personat që shpallen fitues.
Programi i Lotarisë DV-2017.
Informacioni rreth kontrollit të statusit të të regjistruarve për DV-2017 është në dispozicionin tuaj nga data 3 Maj, 2016, në faqen e internetit të Programit të Vizave të Shumëllojshmërisë. Nëse ju jeni përzgjedhur – Urime! Lutemi lexoni në faqen e Ambasadës Amerikane, nën paragrafin “Të Përzgjedhurit e Vizave të Lotarisë – Përgatitja për intervistën” për informacion mbi përgatitjen për intervistën tuaj.
VINI RE:
Të përzgjedhurit e Lotarisë duhet të përpiqen t’i dёrgojnë dokumentet nё Seksionin Konsullor mbi dy javё pёrpara datёs së tyre tё takimit. Nёse ju nuk e keni marrё akoma Garancinё Financiare dhe taksat nga sponsori nё SHBA, ju mund t’i sillni ato sё bashku me vizitёn mjekёsore nё ditёn e intervistёs. Dështimi për të siguruar qoftё edhe një nga dokumentet e kërkuara do të rezultojë në moskryerjen e intervistёs nё ditёn e caktuar dhe vonesa tё gjata.
Lutemi të lexoni më shumë në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane në Tiranë mbi mashtrimin. Gjithashtu, ju mund të kontrolloni Paralajmërimin e Departamentit të Shtetit dhe Paralamërimin e Komisionit Federal të Tregtisë mbi mashtrimet me Lotarinë DV (në anglisht).
Njoftohen të gjithë aplikuesit e DV2017 se sot më datën 3 Maj 2016 shpallen fituesit e Vizave Amerikane DV-2017. Sistemi do të aktivizohet duke nisur që prej orës 12:00 me të Kentucky, USA, ose 19:00 me orën lokale te Tiranës.