Komediani Albano Bogdo në ndryshim nga shumë njerëz që postojnë fjalë të ëmbla për nënat e tyre, e ka kritikuar nënën e tij. Nëpërmjet këtij statusi që aktori i 2 XL ka postuar, do ta kuptoni pse e “urren” nënën tij.
“E urrej mamaneë time. Më shtyu të lexoja libra gjithë jetën dhe sot ato libra nuk më hyjnë në punë. Më mësoi të jem i ndershëm dhe mbeta fukara. Më tha, që kur të më jepet mundësia të ndihmoj dikë, mos ti kërkoj gjë si shpërblim. Më urdhëroi, që deri sa të vdisja, kur të shihja dikë të moshuar në kembe, ti liroja vendin. Më përgatiti të jetoja në një botë që nuk ekziston më. Prind i paaftë. Më katandisi njeri të mirë dhe më lëshoi në një botë me ujqër që hanë fëmijët për lekë”.