Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ushtaraku që iu vendos tritol, Elton Imeri:Si u futëm në konflikt me Çiçon

2016/05/03 at 10:12 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ushtaraku që iu vendos tritol, Elton Imeri:Si u futëm në konflikt me Çiçon

Elton Imeri, personi i cili mbeti i gjymtuar në këmbë pas atentatit me eksploziv që iu bë në dhjetor 2015 distancohet nga ngjarja e së dielë në Bllok u vra Elton Çiço.


Ai thotë se nuk ka hasmëri me askënd, madje ndihet i kërcënuar duke qenë se atij dhe vëllait, iu është vënë tritol në makinë. Elton Imeri thotë se vëllai i tij, Ervisi nuk ka lidhje me grabitjen e prindërve të Çiços në Tepelenë, por ai ka transportuar personat pa e ditur se ç’kishin bërë. Sipas tij, Ervisi kishte kërcënime nga këta persona që të mos tregonte identitetin e 2 prej tyre, të cilin në fakt ai nuk e dinte sepse ata mbanin maska.

“Nga ana tjetër Elton Çiço i kërkonte që të tregonte se kush ishin dy personat e tjerë që kishin kryer grabitjen, pasi emri i Robert Ramës, (i vrarë ) u zbulua nga policia.

Në vijim intervista e Elton Imerit për “Gazeta Shqiptare”.

Elton Çiço, i cili u vra mbrëmjen e djeshme në një lokal në Tiranë është djali i çiftit të moshuar nga Tepelena, që është grabitur me dhunë një vit më parë. Pikërisht për këtë ngjarje vëllai juaj, Ervisi, u la në “Arrest me burg” për moskallëzim të krimit. Një nga pistat e hetimit të vrasjes është ajo e hasmërisë, duke e lidhur edhe me një atentat që juve ju bë në dhjetor të vitit të kaluar. Cili është reagimi juaj në lidhje me këtë gjë?

Në radhë të parë i shpreh ngushëllime familjes së viktimës. Unë nuk jam në hasmëri me asnjë person. Mediat po na bëjnë ne fajtor për këtë ngjarje. Unë jam person i kërcënuar në këtë mes, duke u nisur që nga eksplozivi që iu vendos vëllait dhe mua. Po na akuzojnë padrejtësisht.

Ti personalisht ke shkuar në polici për të dhënë një dëshmi? Të ka marrë policia në pyetje?

Jo, nuk kam dhënë asnjë dëshmi në polici, pasi nuk më kanë thirrur dhe jam i gatshëm që ta bëj diçka të tillë.

Atëherë, si u akuzua Ervisi për moskallëzim të krimit?

Në korrik vëllait tim iu vu eksploziv në një makinë që ai e kishte marrë me qira. Fatmirësisht nuk shpërtheu. Kur na ka marrë policia në pyetje, ne vetë kemi treguar se dyshonim se ngjarja kishte lidhje me grabitjen që kishin bërë personat në Tepelenë dhe Roberti, një prej tyre, kishte marrë Ervisin në telefon që të shkonte ta ndihmonte, duke i thënë se kishte rënë në lumë. Pra, ditën kur kishte ndodhur grabitja, Roberti e kishte marrë në telefon vëllain tim rreth orës 2 të natës dhe i kishte thënë që eja më merr se kam rënë në lumin Bënç. I kishte thënë që të shkonte në shtëpinë e tij të merrte një palë rroba dhe makinën. Ervisi nuk ka pasur shumë konfidencë me familjen e tij dhe i ka thënë një shokut të Robertit që të shkonte. Ai ka shkuar në banesën e Robertit dhe pasi i kishte marrë rrobat dhe çelësat, ia ka dhënë vëllait. Personi që ka marrë rrobat e Robertit e ka deklaruar edhe vetë në prokurori këtë gjë.

Po Ervisi ku ndodhej në atë moment?

Ervisi ndodhej në shtëpinë e tij këtu në Tiranë së bashku me familjen. Kjo gjë është vërtetuar edhe nga tabulatet telefonike. Por, pasi e ka marrë Roberti në telefon, është nisur për në Tepelenë me idenë se ai kishte rënë në lumë. Pa hyrë në qytetin e Tepelenës është përballur me Robertin dhe me dy persona të tjerë, që kishin qenë të maskuar e të armatosur. Në atë moment vëllai im i kishte thënë Robert “ç’më bëre, do më fusësh në hasmëri me njerëzit”. Ndërsa dy personat e maskuar i kishin vënë pistoletën në kokë vëllait dhe e kishin kërcënuar “ec, se atë e dimë ne”. Kurse Roberti kishte insistuar që ta linin, sepse kishte qenë ai që e kishte marrë në telefon.

Deri në çfarë vendi i ka çuar Ervisi?

I ka çuar deri në fshatin Krasë të Tepelenës. Aty i kanë thënë “mbaje makinën dhe ik e mos trego se po bëre zë, bëji hesapet mirë”.

Keni biseduar më pas me çiftin që u grabit për t’i thënë se si ishte e vërteta?

Pas disa ditësh Ervisi dhe babai im kanë shkuar dhe e kanë takuar çiftin dhe i kanë treguar se si qëndronte puna. Ndërkohë që pala tjetër e kërcënonte duke i thënë se “nëse ti tregon, ne do të të vrasim”. Kur u ka thënë që të shkonte të tregonte në polici, ata kanë pohuar që këtë gjë le ta zgjidhte policia.

Përveç tritolit që iu vendos në makinë, Ervisi ka pasur kërcënime të tjera më parë?

Po, ka pasur kërcënime edhe në telefon që të mos të tregonte. Nga ana tjetër Elton Çiço i kërkonte që të tregonte se kush ishin dy personat e tjerë që kishin kryer grabitjen, pasi emri i Robertit u zbulua nga policia, që kishte gjetur çantën me dokumentet e tij në makinën që kishin lënë në banesën që grabitën në Tepelenë. Ndërkohë që Ervisi nuk njihte asnjë prej tyre, pasi ata kishin qenë me maska.

Po gjatë këtyre muajve a jeni interesuar se deri në çfarë pike kanë qenë hetimet në lidhje me atentatin që ju bë juve në dhjetor të 2015­ës?

Po, jam interesuar te hetuesit që kanë çështjen në dorë dhe më kanë thënë janë ende në hetim e sipër si për mua dhe për vëllain. Të dhëna nuk më kanë dhënë. Ka 9 muaj që vëllai im nuk ka dalë akoma në gjyq. I ka shkruar letër ministrit të Drejtësisë për hetimet që të zbardhen sa më shpejt, i kam bërë shkresë Prokurorit të Përgjithshëm dhe Avokatit të Popullit dhe akoma nuk kam marrë asnjë të dhënë.

Ju thatë se ndiheni të kërcënuar. Do kërkoni mbrojtje nga policia?

Normalisht që do kërkoj mbrojtje nga policia.

Një thirrje që ju keni?

Autorët e ngjarjes të vihen vetë para drejtësisë dhe ngjarjet të zbardhen sa më shpejt.



Ju sugjerojmë

Trump kërcënon qytetin amerikan, mund të humbasë ndeshjet e Botërorit 2026 nëse…
Bota

Trump kërcënon qytetin amerikan, mund të humbasë ndeshjet e Botërorit 2026 nëse…

15 Tetor, 2025 9:02 pm
Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon videon: Lagje më lagje
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon videon: Lagje më lagje

15 Tetor, 2025 7:28 pm
Kolegji Zgjedhor vendos,këto janë afatet për zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki
Kryesore

Kolegji Zgjedhor vendos,këto janë afatet për zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki

15 Tetor, 2025 6:58 pm
Cristiano Ronaldo vendos rekord të ri historik me Portugalinë
Sport

Cristiano Ronaldo vendos rekord të ri historik me Portugalinë

15 Tetor, 2025 6:51 pm
Bardhi i përgjigjet Begajt: Djali i tij paguhet nga kompania ku sigurohet Presidenca
Politikë

Bardhi i përgjigjet Begajt: Djali i tij paguhet nga kompania ku sigurohet Presidenca

15 Tetor, 2025 6:07 pm
Zgjedhjet në Tiranë, Begaj–”Kushtetueses”:Hiq pezullimin e dekretit dhe shpall datën
Aktualitet

Zgjedhjet në Tiranë, Begaj–”Kushtetueses”:Hiq pezullimin e dekretit dhe shpall datën

15 Tetor, 2025 6:03 pm
Gucati për protestën e 17 tetorit: Gjeneza e UÇK është në Tiranë
Aktualitet

Gucati për protestën e 17 tetorit: Gjeneza e UÇK është në Tiranë

15 Tetor, 2025 5:23 pm
Arrihet armëpushimi mes Afganistanit dhe Pakistanit
Bota

Arrihet armëpushimi mes Afganistanit dhe Pakistanit

15 Tetor, 2025 5:04 pm
Ndryshime në Qeveri, kush janë zv.ministrat e rinj
Aktualitet

Ndryshime në Qeveri, kush janë zv.ministrat e rinj

15 Tetor, 2025 5:00 pm
111 vjetori i pavarësisë, Begaj thirrje politikanëve: Në Kuvend punoni për shqiptarët dhe jo për konfrontim
Aktualitet

PD kërkon shkarkimin e tij, Begaj: Pretendime të pavërteta, përgjigjem me ndershmëri

15 Tetor, 2025 4:14 pm
Para
Video/ Bleona jeton në një pallat me Rihannën, shikoni si përshëndeten

Video/ Bleona jeton në një pallat me Rihannën, shikoni si përshëndeten

Vrasja në Bllok/ Tre laçianë, kushërinj të Robert Ramës në polici

Vrasja në Bllok/ Tre laçianë, kushërinj të Robert Ramës në polici

Dalja e avionit nga pista, ja kur do të hapet Aeroporti i Prishtinës

Dalja e avionit nga pista, ja kur do të hapet Aeroporti i Prishtinës

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Trump kërcënon qytetin amerikan, mund të humbasë ndeshjet e Botërorit 2026 nëse…

Trump kërcënon qytetin amerikan, mund të humbasë ndeshjet e Botërorit 2026 nëse…
15 Tetor, 2025

Donald Trump ka kërcënuar të zhvendosë ndeshjet e Kupës së Botës që do të zhvillohen në zonat periferike të Bostonit...

Lexo më shumë

Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon videon: Lagje më lagje

Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon videon: Lagje më lagje
15 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave pubklike. Në një postim në Facebook, Rama shkruan se aksioni...

Lexo më shumë

Kolegji Zgjedhor vendos,këto janë afatet për zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki

Kolegji Zgjedhor vendos,këto janë afatet për zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki
15 Tetor, 2025

Kolegji Zgjedhor i ka dhënë fund ngërçit të afateve për zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të mbahen në 6...

Lexo më shumë

Cristiano Ronaldo vendos rekord të ri historik me Portugalinë

Cristiano Ronaldo vendos rekord të ri historik me Portugalinë
15 Tetor, 2025

Cristiano Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde edhe në moshën 40-vjeçare. Sulmuesi portugez shkëlqeu sërish të martën, duke shënuar dy gola...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com