Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 04:20, në autostradën Laç-Tiranë, në fshatin Luz.
Një automjet ka përplasur një motor tip “Scuter”, e për pasojë drejtuesi i motorit, 50-vjeçari P.Gj ka humbur jetën.
Ndërkohë policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin.
Ai është Flamur Karaj, 32 vjeç nga Mamurrasi. 32-vjeçari drejtonte makinën tip Opel me targa AA 694 JN.
Grupi hetimor vazhdon punën për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ndodhi si pasojë e shpejtësisë së madhe të makinës.