Kështu shkruhet në “Artin e Luftës” së Sun Tzusë, dishepulli më besnik i të cilit në fushën e futbollit është Diego Pablo Simeone.
Pikërisht në tokë, “Cholo” ndërtoi betejën e tij ndaj Bajernit. Fitorja nisi përpara vërshëllimës së arbitrit, kur Guardiola, duke vështruar fijet e thata dhe të ngjitura të barit të “Calderon”, rrudhi vetullat. “Nuk e kanë ujitur”, mendoi Pep dhe si strateg që është kuptoi se po nisej në disavantazh.
“Tikitaka” ka nevojë që topi të rrëshqasë dhe për këtë ndihmon lagia e barit. Dhe nëse ai është i thatë ky stil loje penalizohet. Bavarezët u ankuan publikisht pas ndeshjes, ashtu siç kishin bërë në 2012-ën katalanasit pas një 0-0 me Milanin në një “San Siro” të palagur. Valencia dhe Reali i Murinjos në ato kohë kishin tentuar kartën e barit të gjatë, një tjetër truk për të ngadalësuar rrëshqitjen e topit.
Dhe kështu, Simeone, i cili së fundmi ftoi një nga djemtë që mbledhin topat për ta hedhur atë në fushë për të ndërprerë një kundërsulm të Malagës, çka i shkaktoi 3 javë pezullim, nuk është i pari dhe as i fundit që zgjedh terrenin e tij të preferuar për të luftuar. Mund të luhet me kushtet e fushës, por edhe me përmasat e saj (UEFA përcakton se gjatësia e fushës mund të variojë mes 100 dhe 105 metrave, ndërsa gjerësia nga 64 68 metra).
Reali i Madridit zgjeroi fushën e “Bernabeu”t me disa metra në çerekfinalen kundër Volfsburgut: më shumë hapësira për krahët vrasës, Ronaldo dhe Bejl dhe më shumë metra për t’u përshkuar nga mbrojtësit gjermanë. Rezultati? 3-0 dhe spanjollët në gjysmëfinale. Për të njëjtat motive, Malmo në shtator kishte menduar ta zvogëlonte fushën për Ronaldon me shokë. Suedezëve nuk u shërbeu, sepse Reali fitoi 0-2.
Por i funksionoi shumë mirë Gallatasarajit të Mançinit në Championsin 2013-’14 kundër Juventusit të Kontes. Një stuhi bore ndërpreu ndeshjen pas minutës së 31-të. Rinis një ditë më vonë për t’u luajtur 14 minutat e mbetura të pjesës së parë dhe, gjatë pushimit, kopshtarët shpikin lëvizjen fituese: shkatërrojnë gjysmën e fushës nga do sulmojë Juventusi dhe pastrojnë në perfeksion pjesën nga zona e Bufonit.
Për pjesën tjetër mendojnë Drogba dhe Shnajder: shënojnë dhe Juve është jashtë Championsit. Një hile e tillë i kishte nderuar turqit edhe një vit më parë kundër Kluzhit.
Gropa dhe monedha – Më e lokalizuar vepra e “groposjes” së Rikardo Masperos në një derbi të famshëm të Torinos në 2001. Juve kryesonte 30, por “granata” në fund barazoi 33: golin e barazimit e shënoi pikërisht Maspero, por gjesti më i famshëm i asaj ndeshjeje vjen më vonë.
Në minutën e 86-të, penallti për Juven. Por, ndërsa të gjithë protestojnë, Maspero nis të bëjë gropë me takë pikën e penalltisë: Salas merr përsipër penalltinë, por topi përfundon mbi tra për shkak të thellësisë së gropës. Tifozët e Toros shpërthejnë në delir. Letërsia e futbollit është plot me dredhi dhe truke të tilla: që te pantallonat e ulura të padëmshme të Xhanvito Plasmatit, te kohët e Katanias së Zengës, për t’i penguar pamjen portierit të Torinos më 2008ën.
Vendimtare monedha e 100 lirave në Bergamo në vitin 1990 në Atalanta-Napoli: Alemao goditet në kokë, masazhatori Karmando vrapon t’i shkojë në ndihmë dhe i thotë: “shtrihu në tokë”. Alemao rrëzohet, del dhe pak ditë më vonë Napoli rrëmben fitoren në tavolinë, duke fluturuar drejt titullit.
Salcë dhe “Rohypnol”
Një vit më parë e kishte provuar edhe Roberto Rohas, portieri i Kilit, në “Maracana” kundër Brazilit, në një ndeshje vendimtare për kualifikimin në Botëror. Një fishekzjarr i përfundon në shpatull, Rohas nxjerr nga dorezat një brisk me të cilin pret vetullën. Masazhatori vjen dhe i hedh sipër edhe salcë domatesh. Kili shijon fitoren 02 dhe kualifikimin në “Itali 1990”, por FIFA kupton gjithçka: analizon pamjet televizive dhe Kili përjashtohet edhe nga Botërori “SHBA 1994”.
Rohas skualifikohet përjetë. Megjithatë, Brazilit në Itali nuk i eci shumë mirë. U eliminuan në 1/8-at nga Argjentina për faj të Kanixhës dhe një shisheje uji. Stoli i “Seleçion” ia ofron Brankos për t’i shuar etjen, mbrojtësit karioka me këmbë dinamiti: Maradona rrëfeu më vonë se ishte mbushur me “Rohypnol”, një lloj droge.
E paligjshme të thuash është pak edhe për qetë suesin që u hedh portieri Paoloni shokëve te Kremoneze, episod që i hapi rrugën “Scommessopoli”t. Në krahasim me këto, duken si lojëra fëmijësh ato që bëjnë mbledhësit e topave. Si ai i Simeones me Malagën apo Xhanluka Kaprarit, sot i vlerësuar si sulmuesi i Peskarës, por në 2008ën ishte mbledhësi i topave në ndeshjen Roma-Palermo: ishte ai që sistemoi topin në goditjen e këndit për rinisjen e shpejtë të lojës nga Tadei, i cili gjen të papërgatitur sicilianët, të cilët fundosen nga Amantino dhe Mançini.
Presidenti Zamparini kërkon 0-3 në tavolinë. Goli i mbledhësve të topave Por askush nuk i ka prekur majat si Domeniko Çiteroni, mbledhësi legjendar i topave të Askolit. Më 12 janar 1975 ishte 16 vjeç dhe ishte vendosur pranë portës gjatë AskoliBolonja: ndodh që Bepe Savoldi, sulmuesi kuqeblu, driblon portierin dhe topi po i drejtohej rrjetës, por Çiteroni e pengon topin pas një lëvizjeje mashtruese me këmbë. Arbitri Barbaresko nuk e shikon dhe vazhdon lojën. Megjithatë, përfundon 3-1 për Bolonjën dhe Çiteroni bëhet një legjendë.
Por mos ia thoni këtë Simeones: mund t’i lindin ide të çuditshme…