Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E vrau për një gomë, ja dënimi për ish-agjentin e SHISH-it

2016/04/30 at 9:20 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
E vrau për një gomë, ja dënimi për ish-agjentin e SHISH-it

Një ish­agjent i Shërbimit Informativ Shtetëror është dënuar me 21 vjet heqje lirie nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “vrasjes me dashje”. I pandehuri Xhevahir Mzhika u dënua si autor i vrasjes së pronarit të një servisi, Florian Selmanit, në gusht të vitit 2014, në zonën e njohur si ish­Fusha e Aviacionit në kryeqytet, pas konfliktit të lindur për një gomë automjeti.

Vendimi ndaj Mzhikës u shpall më 27 prill 2016. Në përfundim të 32 seancave gjyqësore, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Petrit Çomo, vlerësoi të provuar pretendimet e Prokurorisë në lidhje me deklarimin e fajshëm të të pandehurit. Në fazën e konkluzioneve përfundimtare, përfaqësuesi i Prokurorisë i kërkoi gjykatës një dënim me 29 vjet heqje lirie për Mzhikën.

Nga ana tjetër, avokati i tij, Baftjar Rusi, i kërkoi gjykatës pushimin e çështjes penale ndaj të pandehurit, ose deklarimin e pafajshëm të tij. Nga ana e gjykatës, i pandehuri është fajësuar për “vrasjen me dashje” dhe për “mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe të municionit”. Në bashkim të dënimeve, gjykata ka vendosur një dënim të vetëm me 21 vjet heqje lirie për të pandehurin.

Ngjarja për të cilën u fajësua ish­agjenti sekret Mzhika pati si shkak përplasjen e nisur për një gomë të përdorur, që ai e bleu në servisin e administruar nga i ndjeri. I pandehuri ishte nisur për një udhëtim bashkë me anëtarë të familjes së tij, por pësoi një aksident të lehtë në dalje të Tiranës.

Sipas Prokurorisë, aksidenti është shkaktuar nga plasja e gomës, që kishte blerë tek i ndjeri Selmani. Pas aksidentit, i nervozuar, 43­vjeçari Mzhika ka shkuar te servisi ku i ka kërkuar llogari të ndjerit dhe vëllait të tij. Sipas Prokurorisë, ai është konfliktuar dhunshëm me pronarët. Ai është larguar për t’u kthyer aty disa minuta më vonë me një armë në dorë, me të cilën ka qëlluar 33­ vjeçarin Selmani./ Panorama.al

Ju sugjerojmë

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!
Aktualitet

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!

14 Maj, 2025 2:20 pm
Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…
Aktualitet

Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…

14 Maj, 2025 2:02 pm
Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë
Aktualitet

Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë

14 Maj, 2025 1:47 pm
Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton listat e kandidatëve për 7 subjekte zgjedhore
Kryesore

“Lista e hapur”, Celibashi: Cënimi i votës sjell pasoja ligjore për përgjegjësit

14 Maj, 2025 1:41 pm
Bashkimi Evropian miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë
Bota

Bashkimi Evropian miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

14 Maj, 2025 1:41 pm
Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë
Aktualitet

Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë

14 Maj, 2025 1:23 pm
Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD
Aktualitet

Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD

14 Maj, 2025 1:12 pm
Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier
Kryesore

Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier

14 Maj, 2025 1:11 pm
Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!
Aktualitet

Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!

14 Maj, 2025 1:01 pm
Ndërron jetë José Mujica, presidenti “më i varfër i botës”
Bota

Ndërron jetë José Mujica, presidenti “më i varfër i botës”

14 Maj, 2025 12:51 pm
Para
Kur zihen miliarderët, kulisat e sherrit

Kur zihen miliarderët, kulisat e sherrit

VideoHistorike/ Krotone, pas 93 vitesh ekipi ngjitet në Serinë A italiane

VideoHistorike/ Krotone, pas 93 vitesh ekipi ngjitet në Serinë A italiane

Shpëndarësi i drogës/ Ja sa para harxhonte Prince në muaj për qetësues…

Ndarja nga jeta e Prince, shumë dyshime dhe mistere

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!

Shkodra Elektronike “shndrit” në Eurovision, Zefina Hasani: Pretendojmë fitoren!
14 Maj, 2025

Nata e parë gjysmëfinale e Eurovision shënoi fitoren e parë për Shqipërinë. Shkodra Elektronike ia doli të  siguronte finalen duke...

Lexo më shumë

Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…

Liderët botërorë e uruan për fitoren, Rama: Shqipëria ka nderin t’ju presë…
14 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur liderëve botërore, të cilët e kanë uruar për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11...

Lexo më shumë

Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë

Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë
14 Maj, 2025

Gjykata e Lartë ka pranuar rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet e ushtruar në banesën e këtij të fundit. Sipas...

Lexo më shumë

“Lista e hapur”, Celibashi: Cënimi i votës sjell pasoja ligjore për përgjegjësit

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton listat e kandidatëve për 7 subjekte zgjedhore
14 Maj, 2025

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka reaguar përmes një postimi në rrejtin social Facebook, ku pasi ka falenderuar anëtarët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com