Butrint Imeri është në gojën e të gjithëve.
Zërat e fundit mbi këngëtarin 19 vjeçar e shohin atë në një realizim të ri dhe shumë të veçantë, këtë herë jashtë trojeve të vendit dhe për më tepër..me një bashkëpunim. Por është personazhi i përfolur ai që përbën bombën e vërtetë! As më shumë e as më pak se një nga artistet më të mëdha në Greqi, Eleni Foureira. Është zbuluar se dy këngëtarët jo vetëm njihen, pasi e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale, por gjithashtu kanë bashkëvepruar nëpërmjet pëlqimeve dhe fansat që tani kanë filluar të spekulojnë. Dhe më e bukura nuk ka ardhur ende.
Këngëtarja me origjinë shqiptare kishte thënë më parë se dëshiron që shumë shpejt të realizojë një projekt që do fuste në tregun shqiptar, dhe kush mund të ishte zgjedhje më e mirë se Butrinti i cili tashmë jo vetëm gëzon një numër të konsiderueshëm fansash, por tashmë është një nga yjet e vërtetë të muzikës shqiptare. Talenti i artistit të “Eja Eja” nuk është diçka e re për publikun, por një bashkëpunim të tillë me një yll ndërkombëtar askush nuk mund ta priste. Dhe nëse këto zëra do të konfirmoheshin, atëherë kjo do të bëhej pa asnjë dyshim vera e Butrintit./Intv