Një 30 – vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e karabinierëve në Brescia të Italisë pasi u kap me 3.4 kilogramë kokainë, të cilën e kishte fshehur në bagazhin e makinës me të cilën udhëtonte.
Sipas mediave italiane, shqiptari me inicialet H.I nuk iu përgjigj urdhërit të një postblloku të policisë për të ndaluar, në dalje të autostradës Brescia West A4, duke u larguar me shpejtësi.
Ai udhëtonte me një Citroen C3 dhe u përpoq që të humbte gjurmët, por u arrestua në pak kohë nga një patrullë.
Gjatë kontrollit të policisë, 30 – vjeçarit iu gjet një çantë me kokainë, si dhe pako të vogla të fshehura në çorape, pantallona dhe të brendshme.
Në total, policia sekuestroi rreth 3.4 kilogramë kokainë, vlera në treg e së cilës shkonte në rreth 300 mijë euro.