Një vajzë ka dërguar te “Jeta Osh Qejf” mesazhet e një personi që e ngacmonte, i cili thoshte se ishte nënkryetar i një bashkie në Veri të vendit dhe i dërgonte asaj foto nga makina luksoze dhe tufa me para që ta joshte.
Vajza në fjalë shkruan që nuk e kuptoi çfarë donte të thoshte me këtë. Ai përgjigjet: “Jam një biznesmen, aktualisht jam nënkryetar i një bashkie në veri. Doja të njiheshim.”