Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ku e harrove gjuhën shqipe z. Kryeministër?!!!

2016/04/26 at 5:14 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ku e harrove gjuhën shqipe z. Kryeministër?!!!

Nga Dritan Laci


Unë nuk e vej në dyshim që kryeministri im është një njohës dhe përdorues i mirë i lëmisë së shqipes së folur por edhe të shkruar, gjë që na e ka treguar kohë pas kohe në shfletimin e fjalorit të pasur që përdor në të folurën e tij publike ashtu edhe në statuset e shpeshta në rrjetet sociale, ku përpiqet ti gjymtojë kundërshtarët politikë me oratori të spikatur, të larmishme dhe gjetje fokloristike të goditura.

Por ky kompliment mëse i meritueshëm, nuk duket se mjafton për ta quajtur kryeministrin tim, një ruajtës po kaq të mirë të gjuhës shqipe, sidomos kur sot në rrjetet sociale fluturoi dhe u bë gaz i botës një shkresë plot gabime drejtshkrimore dhe kuptimore, që nuk e nderon aspak një institucion si Këshilli i Ministrave, që nuk ka për detyrë vetëm të firmosë shkresa por edhe të jetë korrekt në shkrimin e çdo dokumenti të dalë prej këtij institucioni.

Kush e mban mend, dhe besoj nuk do e kenë harruar, që në krye të herës, kur shkeli si Kryministër në krye të Ekzekutivit, Rama doli e tha dhe trumbetoi me të madhe, se nuk do të kishte më shkresa paçavure që mbajnë firmën e institucioneve, sa të ishte ai kryeministër. Madje tha që do të angazhonte redaktorë gjuhësorë nëpër institucione, në mënyrë që dokumentacioni shtetëror të ngjitej në lartësinë e merituar.

Kjo nismë u përshendet, kujtoj në vitin 2013, edhe nga akademikë, sjell në vemendje akademikun e ndjerë Jorgo Bulo, i cili e përshendeti nismën e kryeministrit të ri Rama, duke thënë se kjo nismë do ti jepte fund anarkisë gjuhësore në dokumentat shtetërore.

Por në fakt a ka ndodhur kështu?

Shkresa e cila mban vulën e Kryeministrisë, dhe që sot ka marrë arratinë në facebook, na tregon se shqipja në dokumentet zyrtare shtetërore jo vetëm që nuk i ka shpëtuar anarkisë gjuhësore, por tani kjo anarki mban edhe vulën e atij që vetë ngriti daullet për katastrofën ku ishte zhytur gjuha e shkruar shqipe.

Dhe kjo letër e sotme, nuk është e para.

Vetëm disa javë më parë Opinion.al publikoi një tjetër shkresë, po nga kryeministria, me firmë kësaj radhe të vetë kryeministrit, ku gabimet gjuhësore ishin aq të shumta, sa bëhet i pashmangshëm dyshimi; kush ia shkruan shkresat kryeministrit të Shqipërisë, meqënëse ai e ka shumë për zemër luftën kundër analfabetizmit?

Dhe për ta mbyllur; z. Kryeministër i Shqipërisë ku përfundoi projekti juaj për dhënien fund të anarkisë gjuhësore në dokumentet shtetërore?

Ku përfundoi projekti juaj për redaktorët gjuhësorë në institucione?

A është kjo shkresë Rilindja e gjuhës shqipe, që ju na e shitët si një zbulim në krye të ardhjes suaj si kryeministër?

*Më poshtë po ju bashkëngjisim shkresat që dalin sot nga Këshilli i Ministrave dhe gjithkush mund të shikojë gabimet gjuhësore që mbajnë këto shkresa

beshaaaaashqipjajaaaa



Ju sugjerojmë

Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë
Aktualitet

Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë

15 Qershor, 2025 2:14 pm
New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros, mbajti fjali edhe Kryeministri Rama
Bota

New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros, mbajti fjali edhe Kryeministri Rama

15 Qershor, 2025 1:52 pm
Auto-Skicë
Bota

Qiproja thotë se Irani i ka kërkuar t’ia përcjellë Izraelit “disa mesazhe”

15 Qershor, 2025 1:37 pm
Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë
Aktualitet

Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë

15 Qershor, 2025 1:20 pm
Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës
Aktualitet

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës

15 Qershor, 2025 12:59 pm
Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
Aktualitet

U rrëzua nga biçikleta, humb jetën 60-vjeçari në Tiranë

15 Qershor, 2025 12:36 pm
Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese
Kryesore

Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese

15 Qershor, 2025 12:26 pm
SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve
Aktualitet

SHBA në mbështetje të Forcave Ajrore Shqiptare në trajnimet për fikjen e zjarreve

15 Qershor, 2025 12:07 pm
87-vjetori i Rexhep Qoses, Begaj: Një pasuri kombëtare e mendimit
Aktualitet

Axhenda/Nesër samiti i SEECP, Begaj pret kryetarët e shteteve anëtare në Tiranë

15 Qershor, 2025 11:50 am
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Kosova pa Kuvend të ri edhe pas 32 tentimesh

15 Qershor, 2025 11:29 am
Para
Franca fiton 40 miliardë dollarë për të ndërtuar 12 nëndetëse

Franca fiton 40 miliardë dollarë për të ndërtuar 12 nëndetëse

Ami uron babain për ditëlindje

Ami uron babain për ditëlindje

Kambistët në Durrës: Jeta jonë nën presionin e grabitësve

Kambisti tërheq 18 mln lekë, një person me pistoletë i maskuar ia grabit

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë

Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë
15 Qershor, 2025

Policia ka ndaluar një automjet që kryente manovra të rrezikshme në zonën e rërës në plazhin e Velipojës, pasi rrezikonte...

Lexo më shumë

New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros, mbajti fjali edhe Kryeministri Rama

New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros, mbajti fjali edhe Kryeministri Rama
15 Qershor, 2025

Djali i miliarderit George Soros, Alex Soros, është martuar me Huma Abedin në një ceremoni madhështore ku morën pjesë emrat...

Lexo më shumë

Qiproja thotë se Irani i ka kërkuar t’ia përcjellë Izraelit “disa mesazhe”

Auto-Skicë
15 Qershor, 2025

Irani i ka kërkuar Qipros t’i përcjellë "disa mesazhe" për Izraelin, tha të dielën presidenti qipriot, Nikos Christodoulides. Christodoulides theksoi...

Lexo më shumë

Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë

Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë
15 Qershor, 2025

Ditën e hënë do të bllokohen në Tiranë disa rrugë për shkak të Ministerialit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com