Aktorja e njohur Ema Andrea është shprehur kundër ish-kryeministrit Berisha në “Facebook”, për thirrjen e këtij të fundit të enjten në Parlament për armatosje të popullatës.
“Turp të kesh o Sali Berisha!! Po, po ky është mendimi im!! Uroj të ketë një ligj që të të dënojë për kete thirrje dhe jo me 10 ditë pa të drejtë rroge siç bëhet gjithmonë!! Meriton një tallje masive!! Fashist!!”, shkruan Ema Andrea në profilin e saj në “Facebook”