Kanadaja është duke u përgatitur seriozisht që ta legalizojë marihuanën, thuhet sipas një fjalimi të ministrit kanadez të shëndetit Jane Philpott.
Duke folur në Kombet e Bashkuara, Philpott u zotua se do ta prezantojë legjislacionin në pranverë të vitit 2017, i cili do ta legalizonte dhe rregullonte marihuanën.
Legalizimi ka qenë një premtim i fushatës elektorale të Kryeministrit Justin Trudeau. Por, përpjekjet për ta ndryshuar statusin ligjor të marihuanës kishin ngecur që nga zgjedhja e Trudeau-s, potencialisht për shkak të detyrimeve ndërkombëtare, transmeton Gazeta Express.
Kanada tashmë ofron një mbështetje për përdorimin mjekësor të marihuanës, një kompromis ky që është aktual edhe në disa shtete të SHBA-së.
Një anketë e fundit gjeti se 65% e kanadezëve mbështesin dekriminalizimin e marihuanës, një numër që është rritur dukshëm gjatë viteve të fundit.