Ja katër këshilla se si ta joshni partnerin me ushqim dhe ta drejtoni atë në dhomën e gjumit:
Përgatisni atmosferën
Nuk ka nevojë të jeni kuzhinier që të përgatisni një vakt të këndshëm. Bëhet fjalë për servirjen e tij në mënyrë joshëse. Zbeheni ndriçimin dhe vendosni disa qirinj përreth. Mund të vendosni dhe disa vajra aromatikë si dhe të ndizni muzikë romantike. Ndreqeni dhomën e ndjenjes në një stil pikniku, me batanije, jastëkë dhe bëjeni të rehatshme.
Shërbeni në stil
Vishni diçka të rehatshme, mund të jenë të brendshme sensuale poshtë një fustani të lirshëm. Kërkojini partnerit tuaj të rehatohet, jepini një gotë verë dhe vërini muzikë të butë që të degjojë, ndërsa ju përgatisni ushqimin.
Përgatisni gjëra të vogla
Mbushni një pjatë me djathë të prerë hollë, rrush, krakersa, ullinj, sigurisht dhe midhje. Këto të fundit njihen si afrodiziakë të fuqishëm që mund të nxjerrin në pah anën “kafshërore” të secilit prej nesh. Nuk është e nevojshme të jetë ndonjë gjë me të vërtetë e shtrenjtë, e rëndësishme është mënyra se se si i servirni. Gjithashtu ju mund të përgatisni pjata me kek, qershi, feta mandarinash dhe luleshtrydhe të mbuluara me çokollatë. Mbani vajra të ngrënshëm për masazh dhe kremëra aty ku i arrini kollaj.
Ushqejeni partnerin
Përdorni gishtat tuaj që të ushqeni partnerin. Ky nuk është momenti për lugë e pirun pasi është më intime dhe sensuale ushqyerja në mënyrë natyrale. Lejojeni atë t’ju ushqejë dhe juve. Merreni me ngadalë dhe mos e fusni të gjithë ushqimin në gojën e partnerit. Jini të buta, seksi dhe të ngadalta. Jepini atij copa të vogla ushqimi me gishtërinj, dhe tërhiqeni dorën pas që ai të vazhdojë të kërkojë më shumë, derisa ajo çka mbetet jeni ju.
Burimi: Revista Shije