Migrimi në Itali është rritur me 90 përqind në tre muajt e parë të vitit Popullsia migratore në Ballaro, pjesë e Palermos ku ndodhën edhe të shtënat me armë, është rritur nga 5 në 25 për qind nga fillimi i krizës së migrantëve.
Ka një shqetësim në rritje në Itali përsa i përket numrit të emigrantëve të cilët po kalojnë edhe numrin e banorëve aktualë.
http://www.dailymotion.com/video/x46bdoe_emigranti-ekzekutohet-ne-palermo-nga-mafia_news
Dhe mafia vendase duket se është ajo që po ndihet gjithmonë e më shumë e rrezikuar. Bashkiaku i Palermos, Leoluca Orlando tha se “Në të shkuarën, kur mafia ishte më e fuqishme, ua kishte ndaluar pothuajse fare migrantëve të hynin në qytet.
Deri kur isha 30 vjeç, nuk kisha parë asnjë afrikan ose aziatik në Palermo. Palermo nuk është më një qytet Italian. Nuk është më europian. Mund të lëvizësh në qytet dhe mund ta ndjesh veten si të jesh në Stamboll apo Bejrut.
Më tej, bashkiaku i Palermos thotë. Mafia nuk e kupton që qyteti ka ndryshuar. Tani jemi një qytet emigrantësh, dhe bosët mafiozë nuk janë më të ulur në karrigen e kryetarit të Bashkisë”
Lufta vdekjeprurëse midis mafias dhe emigrantëve filloi pasi bandat kriminale afrikane, filluan të fusnin hundët mesa duket në punët e mafias vendase Mafiozët kuptuan që policia po vëzhgonte aktivitetin e tyre, duke lënë pas dore bandat afrikane.
Dy javë më pas, një emigrant nga Gambia i pafajshëm u qëllua me një plumb në kokë nga një gangsterr Fatmirësisht mbijetoi, por sulmi është një shembull brital dhunës, çka bën që të rikthehet frika në ishull, ku rendi mund të dalë jashtë kontrolli nga momenti në moment.
Bashkiaku Orlando thotë se “Kjo tërheqje e mafias është një gabim I pafalshëm, sepse e ka lënë qytetin të zbuluar ndaj bandat afrikane.”
Komisari i Policisë së Palermo Guido Longo ka shtuar “Jemi përballë akteve të paprecedentë të agresionit të bullizmit kundër emigrantëve me shfaqje tipike të sjelljeve mafioze. Ka një vullnet, për të vëndosur dominimin e tyre në territor”