Shoqata e investitorëve të huaj në Shqipëri (FIAA) konsideroi, problemet me drejtësinë, konkurrencën e pandershme, ndryshimet e shpeshta të stafit të tatimeve, korrupsionin dhe ligjet e komplikuara fiskale si faktorët themelorë që kanë përkeqësuar klimën e biznesit në vend.
FIAA i nxori këto konkluzioneve pas një anketimi në antarët e shoqatës dhe më pas ndërtoi një indeks nga ( 1 -100) ku faktorët që kishin marrë më shumë se 50 pikë konsiderohen shumë problem dhe ata të renditur me pak se 50 pikë, më pak problem.
Nga 22 elementë për të cilat bizneset janë pyetur, 8 prej tyre janë konsideruar probleme madhore.
Problemet me drejtësinë u renditen nga FIAA për të dytin vit rradhazi si shqetësimi më i madh i investitorëve të huaj në Shqipëri. Në anketimin me bizneset ky faktor është vlerësuar më problematiku duke marrë 66 pikë. Konkurenca e pandershme nëpërmjet ekonomisë informale është një faktor tjetër, thotë Shoqata në të cilën janë të antarësuar kompanitë më të mëdha me kapital të huaj në vend. Ky shqetësim është vlerësuar me 65 pikë dhe më pas i treti ndër elementët pengues më madhor është rradhitur korrupsioni, i cili është vlerësuar si problem madhor për klimën e biznesit në vend, duke marrë 60 pikë.
Ligjet e komplikuara fiskale shihet të jenë një tjetër shqetësim madhor, të cilat janë vlerësuar me 59 pikë dhe më pas shqetësimet madhore vlerësohen të jenë niveli i lartë i taksave, destabiliteti poltik dhe politikat jo atraktive për investimet e huaja.
Biznesët shohin si elementë jo problematike, infrastruktutën rrugore, furnizimin me uje, telekomunikacionin, ligjet e punësimit etj.
Kjo është goditja e radhës e investitorëve të huaj për qeverinë, pas treguesit të përkeqësuar të klimës së biznesit nga Shoqata Gjermane e industrisë dhe Tregtisë (DIHA) dhe deklaratave të forta për largim investitorësh nga Dhoma Amerikane. /monitor