Sot njerëzit janë gati të bëjnë shumë për një foto të bukur, e sidomos kur bëhet fjalë për disa “like” më shumë.
Një shkëmb në periferi të Rio de Zhaneiros në Brazil është bërë i famshëm si vendi më i rrezikshëm për të bërë fotografi dhe pikërisht aty vijnë edhe turistë nga e gjithë bota.
Janë me qindra foto ku duken njerëz në pozicione të rrezikshme, duke bërë foto në buzë të shkëmbit, që është edhe një nga shkëmbinjtë bregdetarë më të lartë në botë.
Fotot e tyre të guximshme kanë marrë me mijëra pëlqime në rrjetin social.
Shumica e personave marrin poza të ulur në shkëmb, por ka dhe nga ata të “çmendurit” që shihen të shtrirë dhe duken sikur do të bien në boshllëkun që i pret poshtë.