Prokuroria ka paraqitur në gjykate një përgjim në cilesinë e provës materiale ndaj Shullazit dhe dy të akuzuarve të tjerë. Bëhet fjalë për bisedë që është bërë mes ish-drejtorit të Hipotekës së Durrësit, njeheresh ish-kandidat për deputet i PS, Jurgis Çyrbja. Ai është telefonuar nga Gilmando Dani një vit më parë.
Dani i ka kërkuar që të rregjistronte pronën e ish-hotel “Vollges” në emër të Shullazit, pasi dosja ishte e rregullt dhe e plote. Gilmando Dani, i thotë Jurgis Çyrbjas se “…pse nuk e rregjistron pronën, gjithçka është e rregullt… me vendim gjykate dhe dokumentacionet e tjera…”.
Telefonata është bërë pas një periudhë kohe kur dokumentacioni ishte depozituar nga noteri në hipotekë, por nga ana e ish-kryeregjistruesit dhe punonjëve të tjerë është vonuar procedura e hipotekimit të pronës.
Nga ish-kryeregjistruesi Çyrbja apo punonjës të tjerë të hipotekës Durrës nuk ka denoncim në polici për Shullazin apo Danin.
Sipas avokatëve, telefonata e përgjuar nuk ka përmbajtje kërcënuese dhe është kryer në kufinjtë e të lejueshme, pasi dikush interesohet për regjistrimin e një prone të dhuruar me vullnet të lirë para noterit.