Kjo ishte e pazakonte për policinë italiane. Dy muratorë shqiptarë dhe një maqedonas janë arrestuar nga policia italiane në Genova, pasi janë kapur me mbi 1 kilogram kokainë. Shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë të moshës 31 dhe 26 vjeç.
Por pse është e pazakonte kjo ngjarje? Shqiptarët dhe maqedonasit e trafikonin drogën në mes të ditës dhe kishin gjetur një mënyrë krejt të veçantë; e fshihnin kokainën brenda bukës.
Kjo ishte një mënyrë që nuk binte lehtë në sy të policisë, por kohët e fundit ishte bërë e përditshme duke hedhur kështu dyshime tek autoritetet.
Maqedonasi dhe dy shqiptarët janë arrestuar pasi dje, rreth orës 15:00 po shkëmbenin 2 bukë. Brenda tyre ishte futur 500 gr drogë (kokainë) tek secila. Tek banesa e shqiptarëve, policia gjeti edhe 150 gr kokainë. Gjithashtu janë kapur edhe 1000 euro.