Gjykata la në arrest me burg dhe Blerim Shullazin, të arrestuarin tjetër për gjobvënie dhe kërcënime. Më herët u la në arrest me burg Emiljano Shullazi dhe sakaq po zhvillohet seanca për Gilmano Danin. Edhe kjo seancë është drejtuar nga gjyqtari Idriz Mulkurti, kurse prokurorët kanë qenë Elisabeta Ymeri dhe Ened Makuçi.