Ato janë pjanë pjesë e një prej familjeve më të respektuara në Britani, por dhe mbesat e të ndjerës Lady Diana.
Tre vajzat e vëllait të Princeshës së Wellsit, Earl Spencer tashmë janë rritur dhe janë shndërruar në tre bukuroshe bjonde, të cila po shijonë në maksimun rininë dhe jetën në mirëqënie.
Lady Kitty, 25 vjeç dhe dy mortat e saj binjake, Lady Eliza and Lady Amelia, 23 vjeçare janë rritur në Afrikën e Jugut, larg mediave duke shkuar në shkollat më të mira private të këtij vendi.
Por sot ato janë gjithmonë e më prezente në syrin e mediave, kjo nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, ku ato tregojnë jetën e tyre luksoze dhe udhëtimet e tyre të panumërta, në vende përrallore.
Edhe pse i ati i tyre, ka insistuar se të bijat janë rritur me këmbë në tokë dhe se ai i ka inkurajuar gjithmonë ato që të fillojnë punë, me një pasuri që llogaritet diku tek 100 milion paund për familjen Spencer, duket se mbesat e Dianës nuk e kanë parë me përparësi që të gjejnë një mënyrë për të siguruar të ardhmen./tvklan.al