Dhjami i barkut është konsideruar si dhjami më i vështirë për t’u eliminuar nga trupi si dhe shkaktar i shumë problemeve shëndetësore, të tilla si sëmundje kardiovaskulare, hipertension, diabet tip 2 dhe probleme me gjumin.
Shumë njerëz përdorin metoda të ndryshme për ta luftuar këtë problem mjaft serioz, po zakonisht rezultatet mungojnë.
Për personat të cilët nuk kanë mundësi të bëjnë aktivitete të rregullta fizike, ne ju prezantojmë një pije e cila mund të jetë zgjidhje e përkryer.
Kjo pije e mrekullueshme stimulon detoksifikimin dhe eliminimin e toksinave dhe mbeturinave të tepërta nga trupi, duke lejuar thithjen e duhur të ushqyesve nga ushqimi.
Gjithashtu, ajo do të mbrojë trupin nga efektet e dëmshme të radikaleve të lira dhe komponimet e tjera toksike që mund të dëmtojnë seriozisht shëndetin tuaj.
Përbërësit e nevojshëm për ta përgatitur këtë pije, janë një gjysmë limoni, 1 kastravec, një tufë majdanoz, 1 lugë çaji xhenxhefil dhe 1/3 e gotës me ujë
Përgatitja e pijes është shumë e thjeshtë, mjafton t’i përzieni mirë të gjithë përbërësit në një shtrydhëse frutash e perimesh.
Konsumojeni çdo natë para se të flini./Zëri