Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar presionin që po ushtrohet mbi akademikun Mynir Koni, lidhur me garën për Rektorin e Univeristetit të Tiranës. Sipas Berishës, Rama ia ka deleguar Emiljano Shullazit keto zgjedhje, pasi, ky i fundit ka kërcënuar profesor Konin që të tërhiqet nga gara. Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Berisha i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm dhe Presidentit Nishani të shqyrtojnë këtë çështje.
Sali Berisha bëri një akuzë të fortë kundër kryeministrit. Sipas tij, Rama po përdor Emiljano Shullazin për të bërë presion ndaj akademikëve të përfshirë në garën për rektorë. Presion i është bërë fillimisht Munir Konit dhe një ditë më pas Dhori Kules
Burimin nuk e tregon, por thotë se është 100% i sigurt.
Ai i bëri thirrje kryeprokuorit Adriatik Llalla dhe presidentit Bujar Nishani ta trajtojnë me prioritet çështjen.
Nuk mungoi asnjë kërcënim ultimativ nga Sali Berisha ndaj Ramës, siasp tij e vetmja gjuhë që Edi Ramën e bën të sprapset.