Ikona e prezantimit, Silvana Braçe në një intervistë për gazetën Paloma ka rrëfyer të rejat nga jeta e saj personale si dhe për planet e saj televizive. Silvana Braçe prezantuesja më e dashur e ekraneve shqiptare, mendon të rikthehet me një program televiziv, pasi ndihet në borxh me publikun i cili e ka dashur shumë.
“E ndjej si detyrë që të rikthehem në ekran. Për të treguar anën më të mirë të qenies time, të përmbush dëshirën e publikut që më dha statusin e artistes dhe në fund fare për kënaqësinë e shpirtit tim”, thotë prezantuesja e ëmbël Silvana Braçe.