Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mashtrimi me recetat, zbulohet vjedhja prej 400 milionë lekësh

2016/04/15 at 5:24 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mashtrimi me recetat, zbulohet vjedhja prej 400 milionë lekësh

Zbulohet një tjetër skemë vjedhje dhe abuzimi me 400 milion lekë me anë të recetave fiktive, në drejtorinë e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore në Tiranë.

Denoncimi është bërë nga deputetja e PD-së, Albina Deda e cila ka shkruar në profilin e saj në Facebook.

“Pak muaj më parë është bërë një kontroll në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor Tiranë dhe është zbuluar një tjetër skemë mashtrimi, një skemë abuzive me barnat për veteranët e Luftës Nacional Çlirimtare. Kjo skemë është në vazhdën e ngritjes së skemave abuzive dhe heqjes qëllimisht të mekanizmit të kontrollit për barnat nga MSH në dy vitet e fundit në vendin tonë.

Nga kontrolli ka rezultuar se në periudhën Shtator 2014 deri në fund të vitit 2015 në disa farmaci të Tiranës, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka rimbursuar të ashtuquajturin Neuro AID, i cili, edhe nga verifikimet tona nuk rezulton në Listën e Barnave të Rimbursuar nga Fondi si edhe nuk figuron në regjistrin e Agjencisë Kombëtare të Barnave, dhe çka është më e rënda rezulton se ky Neuro Aid-i nuk është bar apo medikament, por një suplement dhe për pasojë nuk është i regjistruar në Republikën e Shqipërisë.

Në një situatë të tillë ky Suplement nuk duhej të rimbursohej, por për fatin e keq tonin, ky suplement është rimbursuar në rreth 4 farmaci në kryeqytet për muajt Shtator 2014-Tetor 2015 me një vlerë totale prej 40 milion lekë të reja. Këto farmaci nga të dhënat rezultojnë të jenë në pronësi të ish-drejtuesve të lartë të Fondit dhe njerëzve të lidhur me MSH (farmacia Coli’s, Geni-Lori, Nikol 2, etj).

Nga informacioni që ne disponojmë rezulton se ky suplement, ka hyrë në Shqipëri me vlerë rreth 25.000 lekë (gjithmonë të reja ) 1 kuti me 180 kapsula) dhe është rimbursuar nga Fondi për periudhën në fjalë duke variuar nga 170,000 lekë të reja për recetë çdo muaj gjatë vitit 2014, deri në vlerën 130.000 lekë të reja për recete cdo ne muaj në vitin 2015.

Pra, për rreth një vit e gjysmë është lejuar të funksionojë kjo skemë mashtrimi me Fondin e Rimbursimit si edhe nga të dhënat tona rezulton se në shumicën e rasteve ky Suplement nuk është marrë fare nga Veteranët në Tiranë, por thjesht janë mbushur receta fiktive dhe janë rimbursuar leket në farmacitë e pushtetit të sotëm.

Mësohet se pas këtij kontrolli janë marrë masa administrative (për peshqit e vegjël) por nuk dihet se si është mbyllur vlera prej rreth 40 milion lekë ( ose 400 milion lekë të vjetra). (kanë marrë vetem vërejtje disa specialistë të Drejtorisë së Tiranës)”.

Ju sugjerojmë

Rama: Inspektorët të mbajnë përgjegjësi penale, nuk mund të luajnë me dy porta
Politikë

Rama: Inspektorët të mbajnë përgjegjësi penale, nuk mund të luajnë me dy porta

21 Korrik, 2025 7:10 pm
Paralajmërimi i Ramës: Konfiskim total nëse kalohet 2% i lejes së ndërtimit
Kryesore

Paralajmërimi i Ramës: Konfiskim total nëse kalohet 2% i lejes së ndërtimit

21 Korrik, 2025 6:56 pm
Hapësirat publike, Rama: Do të krijojmë një listë të zezë për ndërtuesit
Kryesore

Hapësirat publike, Rama: Do të krijojmë një listë të zezë për ndërtuesit

21 Korrik, 2025 6:53 pm
Zaptimi i hapësirave publike, Rama në takim me drejtuesit e Tiranës
Kryesore

Zaptimi i hapësirave publike, Rama në takim me drejtuesit e Tiranës

21 Korrik, 2025 6:46 pm
Gaza/ Papa telefonon presidentin e Autoritetit Palestinez: Të mbrohen civilët
Bota

Gaza/ Papa telefonon presidentin e Autoritetit Palestinez: Të mbrohen civilët

21 Korrik, 2025 6:20 pm
Veliaj ne burg, Rama tregon se si do të drejtohet bashkia e Tiranës
Aktualitet

Veliaj ne burg, Rama tregon se si do të drejtohet bashkia e Tiranës

21 Korrik, 2025 5:57 pm
Situata me zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 29 vatra në 24 orë, 2 ende aktive
Aktualitet

Zjarri në Dukat, Shqipëria kërkon ndihmën e BE-së

21 Korrik, 2025 5:46 pm
Italia anulon koncertin e dirigjentit rus, shkak lidhjet e ngushta me Vladimir Putin
Bota

Italia anulon koncertin e dirigjentit rus, shkak lidhjet e ngushta me Vladimir Putin

21 Korrik, 2025 5:38 pm
Largohet Gentian Mezani, Mirel Josa merr drejtimin e Bylisit
Sport

Largohet Gentian Mezani, Mirel Josa merr drejtimin e Bylisit

21 Korrik, 2025 5:06 pm
Britania e Madhe nis planet për ndërtimin e avionit hipersonik
Life Style

Britania e Madhe nis planet për ndërtimin e avionit hipersonik

21 Korrik, 2025 4:58 pm
Para
DETAJET/ Ish-imami nga Pogradeci u përdor “mish për top” nga ISIS

DETAJET/ Ish-imami nga Pogradeci u përdor “mish për top” nga ISIS

Ndotet laguna e Kunes në Shëngjin

Ndotet laguna e Kunes në Shëngjin

Miriam Cani zbulon shoqen e së bijës

Miriam Cani zbulon shoqen e së bijës

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Rama: Inspektorët të mbajnë përgjegjësi penale, nuk mund të luajnë me dy porta

Rama: Inspektorët të mbajnë përgjegjësi penale, nuk mund të luajnë me dy porta
21 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama nga takimi me deputetët ekzistues dhe ata kandidatë në zgjedhjet e 11 Majit, së bashku edhe me drejtorë të...

Lexo më shumë

Paralajmërimi i Ramës: Konfiskim total nëse kalohet 2% i lejes së ndërtimit

Paralajmërimi i Ramës: Konfiskim total nëse kalohet 2% i lejes së ndërtimit
21 Korrik, 2025

Nga takimi me drejtuesit e bashkisë së Tiranës, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të reja të forta në sektorin...

Lexo më shumë

Hapësirat publike, Rama: Do të krijojmë një listë të zezë për ndërtuesit

Hapësirat publike, Rama: Do të krijojmë një listë të zezë për ndërtuesit
21 Korrik, 2025

Në mbledhjen me deputetë të Tiranës dhe drejtorë të bashkisë ka folur për  një seri masash që sipas tij, do...

Lexo më shumë

Zaptimi i hapësirave publike, Rama në takim me drejtuesit e Tiranës

Zaptimi i hapësirave publike, Rama në takim me drejtuesit e Tiranës
21 Korrik, 2025

Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me deputetët që kanë rezultuar fitues në zgjedhjet e 11 Majit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com