Nga Drini Zeqo-
Maks Velo flet në intervistën në vijim transmetuar ne emisionin “OPINION” edhe për ndërtimin e këndit të lojrave. Ai është kundra hedhjes së betonit, sepse në asnjë park natyral nuk mund të hedhesh beton thotë ai. Nuk mund të vendosë vetëm një njeri i vetëm për këto gjera shton ai, duke ju referuar kryetarit te Bashkise Erion Veliaj
Ndërtimi dhe zhvillimi i një qyteti nuk mund të konceptohet pa ndërtuar parqe të gjelbëruar. Ato shumë shpesh i quajnë si mushkëritë e qytetit. Në rastin e Tiranës parku i vetëm i madh i kryeqytetit është ai i liqenit artificial, tregon Velo.
Ndoshta pak nga ju e kanë informacionin se një nga arkitektët që ishtë pjese e grupit të punës në vitet 60’ ka qenë Maks Velo. Pjesa tjeter ishin kryesisht të huaj të ardhur nga Bullgaria.
Ai nuk është këndi i duhur që mund të ndërtohet në këtë park sipas Maks Velos dhe është një ndërhyrje jo e mirëmenduar e cila do të ketë pasoja.
https://www.youtube.com/watch?v=8J8BSjS7A_Y