Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mos cito…

2016/04/12 at 9:42 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sala Saliu

Nga Edison Ypi

Ti që shkruan në gazetë e në revistë, që flet në televizion, që mban fjalime para turmës, llomotit në kafene, e s’lë rast pa cituar mendimtarët e shquar, filozofët, shkrimtarët, ekonomistët, politikanët, ideologët;
Mos cito !
Mos cito se na e kalle datën.
Citimi është i panevojshëm për ty vetë dhe i refuzueshëm për gjithë të tjerët. Lere se ç’kan thënë të tjerët. Secili thotë të vetën. Thuaj tënden dhe mos cito. S’ka gjë që e zbulon mjerimin intelektual më tepër se citimet.
Citatet, maksimat, kuotat, ekzistojnë, janë zbavitëse, madje dhe të vlefëshme, se gjallërojnë dhe pasurojnë mendjen, por nuk janë për tu kopjuar nga kopjacët.
Përdori dijet, leximet, përvojat, për të pasuruar veten që të kesh të çfar të thuash ti dhe të  mos citosh të tjerët.
Cituesi është një vemje që shkon me shpresën e marrë po citoi do citohet.
Padurimi për të cituar është shpallje e mungesës së kreativitetit, ngushtësisë së mendjes, pakuptueshmërisë së botës. Citon më shpesh ai që është më i varfër në ide, më bosh në stil, më shterp në fantazi, më i paaftë në improvizim, dhe në përgjithësi më i paturpshëm dhe më budalla.
Le që citojnë, por nuk citojnë çfarë duhet cituar.
Për shembull Konica ka thënë edhe këtë që nuk e citon asnjë citues;
“Shqiptari i afrohet aq tepër zjarrit të dashurisë për Shqipërinë, sa djeg veten”.
Ose shprehja e Çajupit; “Po ta zuri rrota bishtin, lere ta këpusi, se pa bisht njeriu jeton, por pa rrotë nuk ka ku shkon”. Që as këtë nuk e zë njeri me gojë dhe padrejtësisht është lënë në harresë.
Një shembull tjetër është citati cinik i Nolit të madh që duket si i menduar enkas për cituesin tonë dembel e parazit;
“Nuk është kurrë as herët as vonë për shqiptarin që s’bën asnjë punë”.
Ka dhe të tjera citate të lëna në harresë.
Citati monumental i Shekspirit për shembull; “Mos lëviz, aty ku dëshiron të ndodhesh, je !”.
“Mjerë ai lider që tregon vazhdimisht të njëjtën përrallë” ka thënë Kisingeri i pavdekshëm për liderët që nuk e ndryshojnë avazin për të mbajtur me gajret miletin.
Ka një thënie madhështore Ahmet Zogu para se të vdiste; “Vrava si gjithë mbretërit ca kokrra që e kishin hak. Ama në vrasje nuk implikova shtetin”.
Tolstoi; “Në krye të funeralit ata që do lotojnë më tepër do jenë ata që do të vrasin”.
“Të afërmit, miqtë, familiarët, të urrejnë. Të largëtit të duan”. As për këtë citat kaq të bukur të filozofit pesimist Shopenhauer s’kujtohet asnjeri.
Nuk mund të lihet pa u cituar Montaneli i madh; “Gjëja më e mirë që mund të bëni me gazetat, është të fshini bythën”.
Mos cito !
Janë shumë herë më të dobishme; budallallëku yt, pordhacllëku yt, deliri yt, shpifja jote, intriga jote, se sa citimi yt.
Vështirë është të i provizosh. Të citosh është kollaj. Unë, për shembull, citimet e mësipërme i sajova.
Pse të mos i sajoja përderisa lexuesi i beson.

Ju sugjerojmë

Eksperienca, pengesë për punësimin e të rinjve
Aktualitet

Eksperienca, pengesë për punësimin e të rinjve

18 Maj, 2025 4:10 pm
Kërcënoi vëllezërit e kandidates për deputete në Lezhë/Policia arreston të riun,por…
Aktualitet

Kërcënoi vëllezërit e kandidates për deputete në Lezhë/Policia arreston të riun,por…

18 Maj, 2025 3:53 pm
Asgjësohen mbi 600 bimë kanabisi në Shkodër/Nën hetim 2 kryetarë fshatrash dhe një…
Aktualitet

Asgjësohen mbi 600 bimë kanabisi në Shkodër/Nën hetim 2 kryetarë fshatrash dhe një…

18 Maj, 2025 3:37 pm
Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat”
Bota

Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat”

18 Maj, 2025 3:22 pm
Meta pas takimit me Berishën: Protestat, rrugë e domosdoshme që shoqëria të reagojë
Aktualitet

Meta jashtë Parlamentit?Refuzon dorëheqjen e deputetëve të PL:S’pranoj asnjë marifet

18 Maj, 2025 3:00 pm
Përfundon numërimi i votave të diasporës për subjektet politike në Berat e Vlorë
Aktualitet

Përfundon numërimi i votave të diasporës për subjektet politike në Berat e Vlorë

18 Maj, 2025 2:45 pm
Jashtë politikës dhe pjesë e kinematografisë? Kryemadhi publikon pamje nga xhirimet
InstaBIZ

Jashtë politikës dhe pjesë e kinematografisë? Kryemadhi publikon pamje nga xhirimet

18 Maj, 2025 2:30 pm
Zgjedhjet e 11 Majit/Tom Doshi falënderon 50 mijë votuesit e PSD: Misioni vazhdon!
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/Tom Doshi falënderon 50 mijë votuesit e PSD: Misioni vazhdon!

18 Maj, 2025 2:12 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Roskovec/ Shembet muri rrethues i një banese dhe e zë poshtë, humb jetën 4-vjeçarja

18 Maj, 2025 1:55 pm
Sulmet izraelite vrasin 100 persona në Gazë, negociatorët kërkojnë armëpushim
Bota

Sulmet izraelite vrasin 100 persona në Gazë, negociatorët kërkojnë armëpushim

18 Maj, 2025 1:45 pm
Para
Shpërthen bomba/ Kurdët sulmojnë sërish ushtrinë turke

Shpërthen bomba/ Kurdët sulmojnë sërish ushtrinë turke

Shell forcon pozitat në Shqipëri, blen 45 milionë USD asetet e Petomanas

Kompania offshore kërkon të marrë tre burime nafte e një gazi në Shqipëri

Foto/ Xhensila si Elvana në klipin e ri

Foto/ Xhensila si Elvana në klipin e ri

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Eksperienca, pengesë për punësimin e të rinjve

Eksperienca, pengesë për punësimin e të rinjve
18 Maj, 2025

“Në një kohë kur bizneset ankohen për mungesën e fuqisë punëtorë, tregu i punës po bëhet gjithnjë e më sfidues...

Lexo më shumë

Kërcënoi vëllezërit e kandidates për deputete në Lezhë/Policia arreston të riun,por…

Kërcënoi vëllezërit e kandidates për deputete në Lezhë/Policia arreston të riun,por…
18 Maj, 2025

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 27-vjeçar, pasi dyshohet se ishte një nga autorët e shpallur në kërkim,...

Lexo më shumë

Asgjësohen mbi 600 bimë kanabisi në Shkodër/Nën hetim 2 kryetarë fshatrash dhe një…

Asgjësohen mbi 600 bimë kanabisi në Shkodër/Nën hetim 2 kryetarë fshatrash dhe një…
18 Maj, 2025

Policia e Shkodrës nga kontrollet e ushtruara ka gjetur dhe asgjësuar 625 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Uniformat blu...

Lexo më shumë

Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat”

Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton të mos jetë “autokrat”
18 Maj, 2025

Papa Leoni XIV nisi zyrtarisht shërbimin e tij të dielën duke iu drejtuar konservatorëve që ndiheshin të përjashtuar nën paraardhësin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com