Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu ka reaguar sot në profilin personal në facebook në lidhje me akuzat se ai është i përfshirë në trafik droge dhe prostitucion.
Ndreu shkruan se në të mirë apo në të keq kemi edhe “miq” që në anonimat apo nën zë ndjehen keq për sukseset e tua, apo që u vjen mirë për të këqijat që mund të të ndodhin…
Sipas tij, këta “dinë” edhe shumë rreth teje, se je i implikuar në trafik droge, femrash, se je fshatar i rëndomtë, i pa shkollë, se je i zhytur në korrupsion e se ke edhe prona pafund kudo
Pjerin Ndreu:
Në të mirë apo në të keq kemi edhe “miq” që ne anonimat apo nën zë ndjehen keq për sukseset e tua apo që i vjen mirë për të këqijat që mund të të ndodhin…!
Madje, këta “dinë” edhe shumë rreth teje, se je i implikuar në trafik droge, femrash, se je fshatar i rëndomtë, i pa shkollë, se je i zhytur në korrupsion e se ke edhe prona pafund kudo..!
I falenderoj të gjithë gjithsesi që me kushtojnë vëmëndje në mënyrën e vet. I kam ndjere e i ndjej pas gjithë jetën. Ma besoni që nuk jetoj dot pa ta se përndryshe do më dukej vetja kot e pa rëndësi.
Do lodhen duke hedhe helm, por mua s’kanë për të më gjetë kurrë keq askund e asnjeherë deri kur tē mos kem frymë më, kështu që më vjen keq, por nuk i ndihmoj dot në dëshirën që kanë. Do i lë të zhgërryhen në llumin e xhelozinë e pafre se aty e kanë zgjedhë vetë të vdesin.
Kam kaq shumë miq që për tre ditë nuk ka pushuar telefoni me sms e telefonata duke mu gjendur pranë.
Doktor House thotë një shprehje të zgjuar “nëse askush nuk të urren, diku ti po gabon.”