Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për ligjshmërinë e ndërtimit të parkut të fëmijëve te liqeni artificial, për akuzën e “ndërtimit të paligjshëm” dhe “shpërdorim t detyrës”.
Zyra e shtypit pranë kryeprokurorit Adriatik Llalla konfirmoi këtë fakt për ABC News.
Burimet thonë se regjistrimi i procedimit penal është bërë pasi nga verifikimi paraprake janë konstatuar se ka element të veprës penale, çka ka bërë që hetuesit të nisin hetimet.
Kallëzimin në prokurori për ndërtimin e parkut e kanë bërë përfaqësues të shoqërisë civile dhe ato të partisë demokratike.