Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vite e pazbardhur, nëna tregon vrasjen e Franc Konomit në mes të Tiranës

2016/04/11 at 6:14 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vite e pazbardhur, nëna tregon vrasjen e Franc Konomit në mes të Tiranës

 I ekzekutuar tek “Ushtari i Panjohur” 6 vite më parë, vrasja e Franc Konomit u lidh në atë kohë me një seri ngjarjesh dhe krimesh, të konsideruara si larje hesapesh.

E ëma e tij, Kristina Konomi, rrëfen takimin e fundit, por edhe kërkon nga policia zbardhjen e vrasjes së djalit të saj, gjatë një interviste për “Gazeta Shqiptare”.

Zonja Kristina, po bëhen rreth 6 vite që djali juaj, Franc Konomi, është vrarë me armë zjarri në mes të Tiranës nga persona, të cilët nuk janë identifikuar ende nga policia. Gjatë gjithë këtyre viteve, keni marrë ndonjë përgjigje se si janë duke u zhvilluar hetimet?

Nuk kam marrë asnjë përgjigje. Më kanë premtuar, por ende asgjë gjë. Keni takuar ndonjë person në drejtorinë e policisë për ta pyetur se si po vijojë hetimet për Francin? Kohët e fundit nuk kam pyetur më, sepse më janë shuar shpresat, edhe pse thonë se shpresa vdes e fundit. Por, para disa vitesh, djali im së bashku me dy shokë të tij ka shkuar te një biznesmen që ka një ndërtesë te “Rruga e Kavajës” për t’i kërkuar disa para që ia kishte për të dhënë Francit. Kur djali i ka kërkuar paratë, ai kishte filluar ta ofendonte, duke i thënë se nuk do t’ia jepte asnjëherë. Në ato momente, në lokalin e biznesmenit mësova se ka qenë edhe një polic i komisariatit numër 3 dhe e ka dëgjuar të gjithë bisedën. Por, nuk e di arsyen përse djalin tim dhe dy shokët e tij i ka marrë dhe i ka çuar në komisariatin numër 2 dhe kanë qëndruar aty për 24 orë. Të nesërmen në mëngjes kam shkuar kam takuar një drejtor policie që të nxirrja djalin nga komisariati, pasi ai nuk kishte bërë asnjë faj. Kur djali ka dalë prej andej, më ka treguar se një polic i kishte qëlluar me shkelm në bark. As sot nuk e di përse ma morën djalin në komisariat. Më pas i kam thënë që jam nëna e Franc Konomit. Kur i jam prezantuar, më tha se do të interesohej. “E kam njohur nga afër – më tha – ai duhej të jetonte”. Ai më dha një shpresë.

Të kujtohet takimi i fundit që ke pasur me Francin?

Takimi i fundit me Francin ka qenë nga fundi i muajit qershor të 2010. Në atë kohë unë isha në Greqi dhe Franci erdhi ndenji rreth dy javë. Në Shqipëri ka ardhur një javë para tragjedisë. Më kujtohet se kur u ndamë, më ka përshëndetur disa herë me duar. Ecte dhe kthente sërish kokën nga mua (sytë i mbushen me lot).

Franci ka qenë i martuar?

Jo, nuk ka qenë i martuar. Franci ka dy fëmijë. Një vajzë e ka me një shqiptare, ndërsa tjetrën me një gjermane.

Bisedon me to? Takohesh?

Jo, sepse nuk kam më asnjë kontakt me to. Ma kanë mbyllur telefonin. Madje, mbesa e Shqipërisë më ka thënë kur ishte e vogël se do vinte të më takonte kur të rritej.

Kur morët vesh për ngjarjen dhe erdhët nga Greqia në Tiranë, në momentin që efektivi i policisë ju dha çelësat e shtëpisë dhe sendet personale të Francit, çfarë ju tha?

Personi që më dha sendet e tij personale, si çelësat e shtëpisë dhe portofolin me pak lekë që kishte pasur, sepse makinën ma kanë dhënë nja një javë më vonë, privatësisht më tha (jo në zyrë): “Ata që kanë qëlluar në mes të kamerave në Spanjë, nuk e kishin për gjë që të qëllonin edhe këtu”.

Kjo do të thotë se autorët e dyshuar të vrasjes janë në Spanjë?

Domethënë që dihen. Ata kanë pasur konflikt me njëri-­tjetrin. 17 vite bashkë, qëlluan njëri-­tjetrin, njëri vdiq, tjetri u plagos.

Ju sugjerojmë

“Përgjigjen e ke marrë në gjykatë”, babai lë tri fëmijët pa pension ushqimor
Aktualitet

“Përgjigjen e ke marrë në gjykatë”, babai lë tri fëmijët pa pension ushqimor

18 Qershor, 2025 9:09 pm
Izraeli bën bilancin e sulmeve: Mbi 1100 objektiva të goditura në Iran
Bota

Izraeli bën bilancin e sulmeve: Mbi 1100 objektiva të goditura në Iran

18 Qershor, 2025 9:01 pm
Inflacioni ulet në maj, INSTAT: Çmimet e argëtimit dhe restoranteve, më të lartat
Aktualitet

Inflacioni ulet në maj, INSTAT: Çmimet e argëtimit dhe restoranteve, më të lartat

18 Qershor, 2025 8:30 pm
Macron: Ndalni sulmet që nuk kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit
Bota

Macron: Ndalni sulmet që nuk kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit

18 Qershor, 2025 8:18 pm
Irani vendos ndërprerje të përkohshme të internetit në gjithë vendin
Bota

Irani vendos ndërprerje të përkohshme të internetit në gjithë vendin

18 Qershor, 2025 8:12 pm
Hegseth: Ushtria amerikane e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit për Iranin
Bota

Hegseth: Ushtria amerikane e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit për Iranin

18 Qershor, 2025 7:58 pm
Monitoruesi për armët bërthamore: Irani nuk po ndërtonte një të tillë
Bota

Monitoruesi për armët bërthamore: Irani nuk po ndërtonte një të tillë

18 Qershor, 2025 7:35 pm
Rinumërimi në Tiranë, Këlliçi: Nuk po kërkohet pushtet në tavolinë
Politikë

Rinumërimi në Tiranë, Këlliçi: Nuk po kërkohet pushtet në tavolinë

18 Qershor, 2025 7:21 pm
Mbyllet dita e parë e rinumërimit për Tiranën
Aktualitet

Mbyllet dita e parë e rinumërimit për Tiranën

18 Qershor, 2025 7:14 pm
Nga frika e sulmeve izraelite, iranianët kërkojnë strehim në Armeni
Bota

Nga frika e sulmeve izraelite, iranianët kërkojnë strehim në Armeni

18 Qershor, 2025 7:04 pm
Para
Video/ Lojtari qethet në mes të ndeshjes. Mësoni arsyen…

Video/ Lojtari qethet në mes të ndeshjes. Mësoni arsyen...

CEZ-DIA, ish-drejtori çek në akuzë: Vodhi bashkë me Ismailajn

CEZ-DIA, ish-drejtori çek në akuzë: Vodhi bashkë me Ismailajn

Video/ Shikoni se si 88 -vjeçarja këndoi live tek Gjebrea

Video/ Shikoni se si 88 -vjeçarja këndoi live tek Gjebrea

Please login to join discussion

TE FUNDIT

“Përgjigjen e ke marrë në gjykatë”, babai lë tri fëmijët pa pension ushqimor

“Përgjigjen e ke marrë në gjykatë”, babai lë tri fëmijët pa pension ushqimor
18 Qershor, 2025

Fatmira Buçpepa, një qytetare nga Rrësheni, është drejtuar në emisionin “Stop” në Tv Klan pasi ish-bashkëshorti me me të cilin...

Lexo më shumë

Izraeli bën bilancin e sulmeve: Mbi 1100 objektiva të goditura në Iran

Izraeli bën bilancin e sulmeve: Mbi 1100 objektiva të goditura në Iran
18 Qershor, 2025

Forcat izraelite kanë goditur më shumë se 1 100 objekte në Iran, që nga fillimi i sulmeve të premten, raportoi...

Lexo më shumë

Inflacioni ulet në maj, INSTAT: Çmimet e argëtimit dhe restoranteve, më të lartat

Inflacioni ulet në maj, INSTAT: Çmimet e argëtimit dhe restoranteve, më të lartat
18 Qershor, 2025

Ritmi i inflacionit në vend ka shënuar një ulje të lehtë gjatë muajit maj. Sipas të dhënave të publikuara nga...

Lexo më shumë

Macron: Ndalni sulmet që nuk kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit

Macron: Ndalni sulmet që nuk kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit
18 Qershor, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi një takim me Këshillin e Mbrojtjes dhe Sigurisë me të cilin diskutoi rreth konfliktit midis...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com