Kjo foto që po qarkullon në rrjetete sociale këto minuta, pretendohet se është shkrepur në një qendër votimi në Vorë, me rastin e referendumit të sotëm të Partisë Socialiste.
Në të dallohet qartë fitorja dërrmuese e “po”’-ve në favor të Edi Ramës.
Një rezultat i tillë nxjerr në pah atë që mungon ende sot në partitë shqiptare, pra demokracinë e brendshme.
Të gjithë janë me udhëheqësin, askush nuk është kritik dhe nuk ka kundërshtime.
Të gjithë janë pro dhe të “lumtur”.
Ndërkohë Shqipëria prej 25 vjetësh vazhdon të jetë një prej vendeve më të varfëra në Evropë./Mapo